Treni i 10.000-të i mallrave Kinë-Evropë mbërrin në Gjermani
2022-09-11 17:17:00

Foto: VCG

Foto: VCG

Treni i 10.000-të i mallrave i ngarkuar plotësisht Kinë-Evropë mbërriti në Gjermani nga Porti Ndërkombëtar Xi'an, në provincën veriperëndimore kineze Shaanxi, bën të ditur “Xinhua”.

Në terminalin e trenave në Hamburg, ceremonia e mirëseardhjes u ndoq nga Wang Wei, zëvendëskonsullja e përgjithshme e Republikës Popullore të Kinës në Hamburg, dhe Axel Mattern, shefi ekzekutiv i portit të qytetit gjerman.

“Ky është një moment historik i rëndësishëm për bashkëpunimin e Kinës me Gjermaninë dhe Evropën. Lidhjet me kapacitet të lartë të trenave të mallrave Kinë-Evropë kanë ndihmuar shumë tregtinë e jashtme në uljen e kostove dhe rritjen e efikasitetit dhe në mënyrë efektive kanë promovuar zhvillimin ekonomik përgjatë rrugës”,- tha zëvendëskonsullja Wang.

Mattern tha për “Xinhua” se Kina është një partner shumë i rëndësishëm i Hamburgut dhe se treni i mallrave Kinë-Evropë luan një rol vendimtar në stabilizimin e sigurisë së zinxhirit të furnizimit.

Numri i udhëtimeve të trenave të mallrave Kinë-Evropë në vitin 2022 arriti në 10.000 më 21 gusht, 10 ditë më herët se vitin e kaluar, njoftoi “China State Railëay Group Co., Ltd”.

Me 82 rrugë, trenat tani arrijnë në 200 qytete në 24 vende evropiane, duke formuar një rrjet transporti që mbulon të gjithë Evropën. Trenat transportojnë më shumë se 50.000 lloje mallrash në 53 kategori të ndryshme. (Irma)