Takim në Tiranë për përmirësimin e klimës së biznesit
2022-09-11 16:59:11

Takimi per permiresimin e klimes se biznesit (Foto Facebook Kryeministria)

Takimi per permiresimin e klimes se biznesit (Foto Facebook Kryeministria)


Në Tiranë u zhvillua një takim me dhomat e biznesit, me praninë e kryeministrit Edi Rama, mbi rekomandimet e tyre për përmirësimin e klimës dhe forcimin e dialogut për të rritur reciprokisht kontributin në funksion të zhvillimit ekonomik e social të vendit.

Kryeministri Rama kërkoi nga dhomat e tregtisë që të jenë të përgjegjshme kur përgatisin raportet lidhur me klimën e biznesit në vend, duke pasur parasysh faktin që tashmë ka lehtësira në marrjen e shërbimeve, bën të ditur “RTSH”.

“Kjo kërkesë e imja nuk ka të bëjë me një nevojë të qeverisë në vetvete, por me një raport përgjegjshmërie me vendin dhe me gjithë bashkësinë e biznesit”,- tha Rama.

Kryeministri theksoi se fakti që klima e biznesit ka problematikat e veta kjo as që diskutohet por mjafton t’i hedhësh një sy gjithë hapave që janë bërë për të përshpejtuar, lehtësuar, transformuar procese nga deri dje të lodhshme e zvarritëse, në procese sot elektronike pa kontakt fizik.

Kryeministri siguroi se qeveria ka bërë të gjitha përpjekjet dhe do të vazhdojë të bëjë edhe më shumë për të krijuar një ndërveprim sa më dinamik e transparent me biznesin. (Irma)