Kinë - Bilanci i huave në juan shënoi rritje në gusht
2022-09-11 17:19:59

Foto: VCG

Foto: VCG

Bilanci i kredive në juanë në Kinë u rrit me 1.25 trilionë juanë (rreth 180.9 miliardë dollarë amerikanë) në gusht, bëhet e ditur nga të dhënat e Bankës Qendrore, citon “Xinhua”.

Shifra u rrit me 39 miliardë juanë krahasuar me gushtin 2021, sipas Bankës Popullore të Kinës.

M2, një masë e gjerë e ofertës monetare që mbulon paratë në qarkullim dhe të gjitha depozitat, u rrit 12.2 për qind nga viti në vit në 259.51 trilionë juanë në fund të muajit të kaluar.

Norma e rritjes ishte 0.2 pikë përqindjeje më e lartë se shifra në fund të korrikut dhe 4 për qind më e lartë se ajo e së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

M1, i cili mbulon paratë në qarkullim plus depozitat pa afat, qëndroi në 66.46 trilionë juanë në fund të gushtit. Ai u rrit me 6.1 për qind nga viti në vit.

M0, sasia e parave të gatshme në qarkullim, u rrit 14.3 për qind nga një vit më parë në 9.72 trilionë juanë në fund të muajit të kaluar. (Irma)