Presidenti kinez uron Lourenco-s për rizgjedhjen si president i Angolës
2022-09-10 16:24:55

Presidenti i Kinës Xi Jinping ka uruar Joao Lourenco-n për rizgjedhjen e tij si president i Angolës.

Në mesazhin e tij, dërguar të enjten, presidenti kinez tha se zhvillimi i marrëdhënieve Kinë-Angola ka njohur një hov më të madh gjatë viteve të fundit, me besimin e ndërsjellë politik që thellohet vazhdimisht dhe bashkëpunim pragmatik që avancohet në mënyrë të qëndrueshme, gjë që ka sjellë përfitime për të dy vendet dhe popujt e tyre. 

Xi tha se i kushton rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve reciproke dhe se është i gatshëm të punojë me presidentin Lourenco për të çuar në një nivel më të lartë partneritetin strategjik mes dy vendeve. (Li Huailiang/Laçi).