Sistemi i ndihmës në Kinë mbulon mbi 14 milionë të moshuar
2022-09-10 18:50:37

Foto: VCG

Foto: VCG

Rreth 14.2 milionë të moshuar në Kinë janë futur në sistemin e ndihmës së jetesës të vendit, njoftoi Li Baojun,  një zyrtar i Ministrisë së Çështjeve Civile në një konferencë për shtyp.

Ai citoi statistikat e ministrisë duke thënë se më shumë se 3.7 milionë të moshuar në vend janë të mbuluar nga ndihma për varfërinë ekstreme, bën të ditur “Xinhua”.

Sipas tij, afro 37 milionë të moshuar tani gëzojnë pagesa të pleqërisë, subvencione për infermierinë dhe lloje të tjera subvencionesh.

Për sa i përket kujdesit për të moshuarit, vendi ka vazhduar të zhvillojë shërbime të kujdesit me bazë në komunitet dhe në shtëpi, për të adresuar nevojat e të moshuarve me aftësi të kufizuara dhe atyre që përballen me vështirësi financiare, vuri në dukje Li. (Irma)