Projektet e investuara nga jashtë në Kinë po përparojnë mirë
2022-09-10 16:10:43

Foto: VCG

Projektet kryesore të financuara nga jashtë në Kinë po bëjnë përparim të mirë mes përpjekjeve të vendit për të stabilizuar investimet e huaja, deklaroi Shu Jueting, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë, citon “Xinhua”.

Sipas tij, deri tani, 60 për qind e projekteve që kanë filluar prodhimin janë në funksion të plotë, ndërsa mbi 30 për qind e projekteve në ndërtim kanë filluar prodhimin. Ai theksoi se gjysma e projekteve në fazat e tyre të hershme gjithashtu kanë filluar me sukses ndërtimin ose funksionimin.

Në shtatë muajt e parë të vitit, investimet e huaja faktike të projekteve të mëdha, me investime të huaja të kontraktuara prej mbi 100 milionë dollarësh, arritën në 66.85 miliardë dollarë, tregojnë të dhënat e ministrisë, sipas të cilave, shifra u rrit me 35 për qind nga viti në vit dhe përbën 53.9 për qind të investimeve të huaja të Kinës në përdorim aktual.

Ministria ka punuar me autoritetet përkatëse dhe vendore për të formuar një listë të projekteve kyçe të financuara nga jashtë në fusha të ndryshme, duke përfshirë prodhimin e avancuar dhe teknologjinë e lartë, zgjidhjen e 611 problemeve për investitorët e huaj dhe përmbushjen e kërkesave të arsyeshme për sa i përket financimit, tokës dhe energjisë.

Në fazën tjetër, do të optimizojë shërbimet e të gjithë procesit dhe garancitë e gjithanshme për të promovuar funksionimin e hershëm të projekteve të mëdha të financuara nga jashtë. (Irma)