Princi Charles bëhet mbreti i Britanisë së Madhe pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II
2022-09-10 16:15:50

Foto: VCG

Foto: VCG

Me vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II, djali i saj Charles është bërë mbreti i ri i Britanisë, sipas “Buckingham Palace”, citon “Xinhua”.

“Mbretëresha vdiq në mënyrë paqësore në Balmoral. Mbreti dhe bashkëshortja mbretëreshë do ta shoqërojnë atë drejt Londrës”,- u tha në deklaratën zyrtare të Pallatit për njoftimin e shuarjes së mbretëreshës 96-vjeçare, monarkja më jetëgjatë e Britanisë në histori.

Pas njoftimit të Pallatit “Buckingham” se monarkja ishte nën mbikëqyrjen mjekësore, për shkak të shqetësimeve të mjekëve për shëndetin e saj, anëtarët e familjes mbretërore nxituan drejt Skocisë, për të qenë pranë saj.

Si pjesë e sistemit të monarkisë së Britanisë, Kurora i kalon djalit të saj të madh, që është Charles. Nuk dihet se kur do të zhvillohet ceremonia zyrtare e kurorëzimit.

“Vdekja e nënës sime të dashur, madhërisë së saj mbretëreshës, është një moment tepër i trishtë për mua dhe të gjithë anëtarët e familjes sime. Ne vajtojmë thellësisht vdekjen e një sovraneje të dashur dhe një nëne shumë të dashur. Unë e di se humbja e saj do të ndihet thellësisht në të gjithë vendin, në mbretëri dhe në Komonuelth dhe nga njerëz të panumërt në mbarë botën”,- bëri të ditur mbreti Charles në një deklaratë. (Irma)