Spanja do të nisë administrimin e dozës së katërt të vaksinës anti-Covid
2022-09-10 18:41:57

Foto: VCG

Spanja do të fillojë të administrojë dozën e katërt të vaksinës kundër Covid-19 prej 26 shtatorit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Komisionit të Shëndetit Publik, sipas të cilit personat mbi 80 vjeç dhe ata që jetojnë në shtëpitë e të moshuarve do të jenë të parët që do të marrin përforcuesin e dytë, citon “Xinhua”.

Ministria njoftoi se grupi i parë i vaksinave kundër variantit Omicron do të shpërndahet javën e ardhshme.

Deri më tani, më shumë se 95 milionë doza vaksinash janë administruar në Spanjë, me 40 milionë njerëz që kanë marrë dy doza. (Irma)