Firma e mjekësisë tradicionale kineze fiton çmim në Hungari
2022-09-10 18:35:04

“Dr. Chen Pharmacy”, një kompani e Mjekësisë Tradicionale Kineze (TCM) që operon në kryeqytetin hungarez prej 25 vjetësh, fitoi “Çmimin e vlerës dhe cilësisë”.

Ceremonia e ndarjes së çmimit u zhvillua në ndërtesën e Parlamentit.

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

“Objektivi ynë kryesor, përveç shërimit, është t'u mësojë njerëzve një mënyrë jetese që parandalon sëmundjet. Ajo i ndihmon klientët e saj të kombinojnë TCM me mjekësinë moderne perëndimore dhe terapitë alternative”,- bëri të ditur kompania në aplikacionin e saj, citon “Xinhua”.

“Çmimi i vlerës dhe cilësisë” mbështetet nga Parlamenti hungarez dhe Zyra e Kryeministrit hungarez, duke shpërblyer ndërmarrjet e përkushtuara në ndjekjen e cilësisë së lartë.

Janos Latorcai, nënkryetar i Parlamentit hungarez, deklaroi në ceremoni se shumë biznese kanë ndjekur rrugën e inovacionit dhe fituesit e sivjetshëm e kanë zgjedhur atë, edhe pse e vështirë, por që ofron perspektiva reale në afat më të gjatë. (Irma)