Teknologjia inteligjente ndihmon në ndërtimin e hekurudhës së parë me shpejtësi të lartë në Kinë që kalon mbi det
2022-09-09 09:52:21

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Falë teknologjive digjitale, përdorimi i pajisjeve inteligjente është bërë thelbësor në ndërtimin  e projekteve infrastrukturore. Për hekurudhën 277 km përgjatë vijës bregdetare të Kinës Juglindore, që kalon mbi tre gjire të mëdha në ura gjigante dhe lidh Fuzhou, kryeqendrën e provincës Fujian, me Xiamen, një qytet port i Fujian, pajisjet inteligjente shfaqen si një zgjidhje për sfidat e ndryshme.

Luo Changwei, një nga inxhinierët e ndërtimit të hekurudhës së parë me shpejtësi të lartë në Kinë që kalon detin, më në fund arriti të merrte frymë i lehtësuar kur punimet e shtrimit të hekurudhës përfunduan më 30 gusht.

Hekurudha 277 km kalon përgjatë vijës bregdetare të Kinës Juglindore dhe kalon mbi tre gjire të mëdha në ura gjigante. Hekurudha lidh Fuzhou, kryeqendrën e provincës Fujian, me Xiamen, një qytet port i Fujian.

Ndërsa projekti hekurudhor arriti një moment historik të rëndësishëm, Luo dhe kolegët e tij më në fund mund të pushojnë pak. Ata iu bashkuan projektit rreth pesë vjet më parë dhe ishin përgjegjës për ndërtimin e një seksioni të rëndësishëm të hekurudhës, një urë mbi det, e vendosur në gjirin Quanzhou.

"Erërat e forta dhe mjedisi kompleks hidrologjik detar e bëjnë ndërtimin më të vështirë",- tha Luo, duke shtuar se ai dhe kolegët e tij duhet të monitoronin kohën dhe lartësinë e baticës çdo ditë për të planifikuar orët e ndërtimit dhe për të garantuar sigurinë e punëtorëve dhe të projektit.

Në kohën e kufizuar të punës për shkak të sfidave mjedisore, përveç menaxhimit të orarit të ndërtimit, ekipi i Luo duhet të rriste kontributin në personel, materiale, makineri dhe pajisje për të siguruar përparimin e ndërtimit në vend.

Gjatë orëve të pikut të projektit, më shumë se 2,000 punëtorë po punonin në urë dhe u përdorën më shumë se 130 grupe pajisjesh speciale, si vinça kullë, vuri në dukje Luo.

Për të menaxhuar një projekt kaq të madh me efikasitet dhe siguri, pajisjet inteligjente shfaqen si një zgjidhje për sfidat e ndryshme.

Për shembull, për operatorët e vinçave u zhvillua një sistem kontrolli,  në mënyrë që ata të mund të kishin shikueshmëri të mirë të operacioneve në tokë përmes një ekrani në kabinën e tyre, gjë që është shumë e dobishme kur lëvizin materiale të rënda dhe të mëdha ose në ditë me shikueshmëri të dobët.

Ekipi i projektit gjithashtu mund të hyjë në sistem nëpërmjet telefonave celularë ose kompjuterëve për të monitoruar nga distanca kushtet e vinçave dhe kabinave.

Falë të dhënave të mëdha, kompjuterit “cloud” dhe teknologjive të tjera digjitale, përdorimi i pajisjeve inteligjente është bërë një pikë kryesore e ndërtimit të projektit hekurudhor.

Në një qendër informacioni të kontrollit të inteligjencës për projektin, të dhënat e ndërtimit të secilës urë të projektit përditësohen në kohë reale në dhjetëra ekrane, si dhe progresi i ndërtimit në vend dhe kushtet e pajisjeve janë gjithashtu të disponueshme.

"Zbatimi i pajisjeve inteligjente jo vetëm që ul koston e punës, por gjithashtu përmirëson efikasitetin inxhinierik. Ndërkohë, siguria në procesin e ndërtimit është më e garantuar",- tha Jiang Folin, një oficer informacioni në projektin hekurudhor.

"Ne integrojmë informacionin dhe burimet nga faza të ndryshme të projektit në një model 3D për të udhëhequr dhe udhëzuar ndërtimin në kohë reale",- shtoi Jiang.

Me një shpejtësi të projektuar prej 350 km në orë dhe tetë stacione përgjatë rrugës, hekurudha, e planifikuar të përfundojë në vitin 2023, pritet të ulë kohën e udhëtimit midis Fuzhou dhe Xiamen në vetëm një orë.