Kinë, gusht: Ulen ritmet e rritjes së inflacionit të konsumit dhe prodhimit
2022-09-09 19:17:42

Një klient blen në një supermarket në distriktin Congtai të Handan, në provincën Hebei të Kinës veriore, 10 gusht 2022. /Xinhua

Një klient blen në një supermarket në distriktin Congtai të Handan, në provincën Hebei të Kinës veriore, 10 gusht 2022. /Xinhua

Çmimet e konsumit dhe të prodhimit të Kinës u rritën ngadalë në gusht, pavarësisht nga vala e papritur e të nxehtit dhe shpërthimet e vazhdueshme të COVID-19.

Treguesi i çmimeve të konsumit (CPI), një matës kryesor i inflacionit, u rrit 2.5 % krahasuar me gushtin e vjetshëm, 0.2 pikë përqindjeje më pak se në muajin e kaluar, bëri të ditur Zyra Kombëtare e Statistikave të premten

Treguesi i çmimeve të prodhimit (PPI), i cili mat koston e prodhimit të mallrave në fabrikë, u shtua me 2.3 % në gusht në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, 1.9 pikë përqindjeje më pak se në korrik.

Shifrat si të CPI-së, ashtu edhe të PPI-së, ishin më të ulëta se parashikimet e "Reuters"-it për rritje prej përkatësisht 2.8 % dhe 3.1 %. (Xu Guang)