PKK jep 20 milionë juanë ndihmë për rindërtimin e Sichuan-it të goditur nga tërmeti
2022-09-09 12:11:42

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Departamenti Organizativ i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës do të japë 20 milionë juanë (rreth 2.9 milionë dollarë amerikanë) fonde, për të ndihmuar në lehtësimin e fatkeqësive dhe përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit 6.8 ballë në Sichuan të Kinës jugperëndimore, përcjell “Xinhua”.

Financimi vjen nga tarifat e partisë të mbledhura nga anëtarët e PKK-së dhe të administruara nga departamenti në emër të Komitetit Qendror të PKK-së.

Departamenti u ka kërkuar organizatave të partisë, anëtarëve dhe zyrtarëve të të gjitha niveleve në zonat e goditura nga tërmeti që të bëjnë shpëtimin e jetëve prioritetin e tyre kryesor dhe të bëjnë çmos për të minimizuar vdekjet dhe lëndimet e shkaktuara nga fatkeqësia. Atyre u kërkohet gjithashtu mos të kursejnë asnjë përpjekje në lehtësimin e fatkeqësive për rindërtimin pas katastrofës dhe që t'i bashkohen vijës së parë të reagimit ndaj fatkeqësive.

Departamenti theksoi gjithashtu se fondi duhet të ndahet menjëherë në nivelin primar të zonave të goditura nga tërmeti, në mënyrë që të përfitojnë ata që vuajnë seriozisht nga fatkeqësia dhe ata që punojnë në vijën e frontit. (Irma)