Prodhuesi kinez i energjisë lëshon bono furnizimi me energji
2022-09-09 12:26:43

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një prodhues kinez i energjisë emetoi 30 miliardë juanë (4.34 miliardë dollarë amerikanë) obligacione speciale kohët e fundit në emetimin e parë të tillë të mbështetur nga qeveria, për të siguruar furnizimin me energji elektrike, raporton “Xinhua”.

Emetimi nga “China Reform Holdings Corporation Ltd.” ka një maturim prej pesë vjetësh me një normë kuponi prej 2.65 për qind, sipas Shoqatës Kombëtare të Investitorëve Institucionalë të Tregut Financiar.

Në një takim ekzekutiv më 24 gusht, Këshilli i Shtetit njoftoi se do të merren masa për të mbështetur prodhuesit e energjisë elektrike nën administratën qendrore në emetimin e 200 miliardë juanëve të obligacioneve speciale për furnizimin me energji.

Rajonet jugperëndimore të vendit vuajtën nga mungesa të mëdha të energjisë elektrike mes valëve të vazhdueshme të të nxehtit këtë verë. Furnizimi i rregullt me energji elektrike në këto zona rifilloi pas uljes së temperaturave.

Një tjetër kompani energjetike, “China Datang Corporation Ltd.”, publikoi të martën planet e saj për një emetim special të obligacioneve. (Irma)