Xi Jinping-u nxit risitë e NVM-ve dhe mbështetjen ndaj tyre
2022-09-09 15:38:39

nga VCG

Të enjten në mëngjes, në qytetin Nankin të Kinës Qendrore u zhvillua Konferenca e Zhvillimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme të Specializuara dhe të Sofistikuara. Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një letër urimi kësaj konference.  

Kreu i shtetit i Kinës vuri në dukje në këtë letër se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë të lidhura me mijëra familje dhe janë forca të rëndësishme për nxitjen e risive, shtimin e punësimit dhe përmirësimin e jetës së njerëzve. Ai shprehu shpresën se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të specializuara dhe të sofistikuara do të fokusohen te sektori kryesor i tyre dhe do të bëjnë përpjekje të vazhdueshme aty, për të rritur qëndrueshmërinë e zinxhirit industrial dhe furnizues, duke luajtur rol më të rëndësishëm në nxitjen e zhvillimit ekonomiko-shoqëror.

nga VCG

nga VCG

Xi Jinping-u kërkoi që organet e qeverisjes të niveleve të ndryshme të krijojnë një mjedis të mirë për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të shtojnë mbështetjen ndaj këtyre ndërmarrjeve dhe të forcojnë besimin e tyre, të bëjnë përpjekje për inkurajimin e inovacionit të ndërmarrjeve dhe të forcojnë mbrojtjen e pronësisë intelektuale.

nga VCG

Zv.kryeministri kinez Liu He mori pjesë në ceremoninë e hapjes të kësaj konference nëpërmjet videos dhe lexoi letrën e urimit të Xi Jinping-ut.