Kina shqyrton sistemin e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjit në hapësirën kibernetike
2022-09-09 12:36:29

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina po shqyrton ndërtimin e një sistemi mbikëqyrjeje për zbatimin e ligjit administrativ nga rregullatorët e hapësirës kibernetike.

Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës (CAC) publikoi të enjten një sërë rregullash në lidhje me këto procedura të zbatimit të ligjit të departamenteve të administrimit të hapësirës kibernetike për të kërkuar reagime nga publiku, përcjell “Xinhua”.

Sipas administratës, rregullat synojnë të sigurojnë kryerjen e detyrave të bazuara në ligj nga organet e administrimit të hapësirës kibernetike, të mbrojnë të drejtat dhe interesat legjitime të qytetarëve, personave juridikë dhe organizatave të tjera dhe të mbrojnë sigurinë kombëtare dhe interesat publike.

Departamentet e administrimit të hapësirës kibernetike do të respektojnë parimet e drejtësisë dhe do t’i nënshtrohen mbikëqyrjes publike kur vendosin gjoba administrative, sipas rregullave.

Në rregullore thuhet se qytetarët, personat juridikë dhe organizatat e tjera kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa ose kallëzim kundër dënimeve administrative që u janë raportuar. Sipas dokumentit, rregullatorët e hapësirës kibernetike duhet të bëjnë korrigjime kur ndodhin gabime në zbatimin e tyre. (Irma)