ShBA, shumë shtete ndalojnë librat për racat
2022-09-09 11:16:38

Foto:VCG

Foto:VCG

Me forcimin e luftës politike, sistemi arsimor në ShBA është bërë objekt i shtypjes politike. Shumë shtete amerikane kanë miratuar ligje të reja, që i detyrojnë shkollat të ndalojnë një numër librash.

 

Sipas njoftimit të së mërkurës të CNN-it, me hyrjen në fuqi të ligjeve të reja që kufizojnë mësimin lidhur me racat dhe historinë në mbi 10 shtete të ShBA-së, nxënësit kanë filluar të shikojnë ndryshime në klasat e tyre. Disa studiues u shprehën: “Për mësuesit dhe nxënësit, kjo është si një lëvizje censurimi në rritje. Ky efekt drithërues në rritje të shpejtë po sjell rezultate negative për mësimdhënien”. Mësuesit nuk guxojnë të përmendin tema të debatueshme, ndërsa politikat e mëparshme në mësimdhënie dhe programet shkollore duhet të përshtaten, madje disa libra janë ndaluar të futen në shkollë.

 

Këto kufizime të reja kanë shkaktuar pakënaqësi ndër mësuesit, prindërit dhe punonjësit e bibliotekave të shkollave, të cilët kanë filluar të reagojnë Disa grupe kanë paraqitur nismën “Njerëzit duhet të dalin në mbështetje të së drejtës së nxënësve për të mësuar dhe për t'u njohur me një gamë të gjerë mendimesh, veçanërisht me ato që kanë lidhje me grupe të shtypura politikisht në histori”.