Shkencëtarët modernë kinezë shfaqen në pulla përkujtimore
2022-09-09 12:21:19

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shoqata e Kinës për Shkencën dhe Teknologjinë dhe “China Post” emetuan në Pekin një grup prej katër pulla poste përkujtimore me temë “Shkencëtarët modernë kinezë”, përcjell “Xinhua”.

Gjeologu kinez Liu Dongsheng, fizikani Cheng Kaijia, matematikani Wu Wenjun dhe agronomi Yuan Longping janë zgjedhur si portrete në grupin e nëntë të emetimit të pullave.

Nëntë grupe pullash përkujtimore janë emetuar deri më tani qëkur seria u publikua për herë të parë në 1988 dhe 38 shkencëtarë modernë kinezë janë përzgjedhur si portrete, duke përfshirë gjeologun Li Siguang, meteorologun dhe gjeografin Zhu Kezhen dhe studiuesin e optikës Wang Daheng. (Irma)