Trupat kineze e ato indiane fillojnë tërheqjen në zonën kufitare
2022-09-09 19:22:54

Trupat kineze dhe ato indiane në zonën Jianan Daban filluan tërheqjen e bashkërenduar dhe të planifikuar të enjten sipas konsensusit të arritur në Mbledhjen e 16-të në Nivel Komandantësh Korparmate Kinë-Indi, u shpreh të premten në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Kinës. 

Kjo ministri tha se tërheqja ndihmon për paqen dhe qetësinë në rajonet kufitare. (Xu Guang)