Tregtia digjitale nxit rritjen ekonomike në vendet partnere të nismës “Një brez, një rrugë”
2022-09-09 10:27:58

Vlera totale  e ekonomisë digjitale në 47 vende të mëdha anembanë botës arriti në 38.1 trilionë dollarë amerikanë në vitin 2021, me shkallën e ekonomisë digjitale të Kinës që arriri në 7.1 trilionë dollarë, duke u renditur e dyta globalisht.

Tregtia digjitale e Kinës ka ofruar një sërë mundësish biznesi dhe ka injektuar një vrull të ri në vendet partnere të nismës “Një brez, një rrugë”, veçanërisht në mes të epidemisë së Covid 19. Në artikullin në vijim të “Xinhua” do të njiheni se si Rruga Digjitale e Mëndafshit luan një rol udhëheqës në bashkëpunimin me cilësi të lartë të vendeve partnere të nismës.

Foto:VCG

Foto:VCG

 

Rreth 2000 vjet më parë, tregtarët përshkuan kullota dhe shkretëtirë dhe u përballën me valë të stuhishme, duke përdorur karvanë devesh dhe anije, për të kryer tregtinë midis Lindjes dhe Perëndimit nëpërmjet Rrugës së lashtë të Mëndafshit.

Përvoja të tilla të mundimshme sot janë të vjetruara falë zhvillimit në rritje të tregtisë digjitale, e cila e ka sjellë botën në majë të gishtave të të gjithëve.

 

Vlera totale e shtuar e ekonomisë digjitale në 47 vende të mëdha anembanë botës arriti në 38.1 trilionë dollarë amerikanë në vitin 2021, me shkallën e ekonomisë digjitale të Kinës që arrin në 7.1 trilionë dollarë, duke u renditur e dyta globalisht, sipas një letre të bardhë mbi ekonominë digjitale globale të publikuar në korrik nga Akademia Kineze e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

"Tregtia digjitale, si një komponent i rëndësishëm i ekonomisë digjitale, është një lidhje e rëndësishme e tregjeve digjitale vendase dhe ndërkombëtare",- tha zëvendësministri i Tregtisë Sheng Qiuping.

 

MOTORI I RRITJES

 

Propozuar nga Kina në vitin 2013, nisma “Një brez, një rrugë”, parashikon rrjetet tregtare dhe infrastrukturore që lidhin Azinë me Evropën dhe Afrikën përgjatë udhëve të lashta të Rrugës së Mëndafshit.

 

Gjatë 10 viteve të fundit, kjo nismë ka ndjekur parimet udhëzuese të konsultimeve të gjera, kontributit të përbashkët dhe përfitimeve të përbashkëta. Ajo ka bërë përparim mbresëlënës në ofrimin e përfitimeve të prekshme për banorët vendas përmes projekteve të lidhjes, si ura Peljesac, hekurudha standarde Mombasa-Nairobi në Afrikë dhe porti i ri Haifa në Izrael, ndër të tjera.

 

Për të vazhduar me tendencat e transformimit digjital u lançua Rruga Digjitale e Mëndafshit. Është dimensioni teknologjik i nismës “Një brez, një rrugë”, që shtrihet nga fundi i oqeanit në hapësirën e jashtme duke mundësuar inteligjencën artificiale, aplikacionet e të dhënave të mëdha dhe zgjidhje të tjera strategjike të internetit.

Deri në korrik, Kina kishte krijuar mekanizmin e bashkëpunimit të Rrugës Digjitale të Mëndafshit me 16 vende, ka avancuar mekanizmin e bashkëpunimit dypalësh të tregtisë elektronike të Rrugës së Mëndafshit me 23 vende dhe ka ndërtuar 34 kabllo tokësore ndërkufitare dhe disa kabllo ndërkombëtare nëndetëse me vendet fqinje.

 

"Epidemia e Covid 19 çoi në ndërprerje të paprecedentë të zinxhirit të furnizimit",- tha Zhang Xiangchen, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), në Panairin Ndërkombëtar të Kinës për Tregtinë e Shërbimeve (CIFTIS).

"Megjithatë, është bërë gjithashtu një katalizator për bizneset në mbarë botën për të përshpejtuar ndjeshëm furnizimin e shërbimeve përmes rrjeteve digjitale",- tha Zhang.

 

Ai vuri në dukje se digjitalizimi po nxit një rreth të ri inovacioni në shërbime, i cili paraqet mundësi të mëdha për rritje ekonomike.

"Tregtia globale formësohet dhe riformohet vazhdimisht nga inovacionet teknologjike", - tha ai.

 

Një raport i titulluar "Tregtia Digjitale: Zhvillimi dhe Bashkëpunimi", i cili u publikua në CIFTIS, tregon se tregtia globale ndërkufitare e shërbimeve digjitale tejkaloi 3.8 trilionë dollarë amerikanë në vitin 2021, duke përbërë 63.6 për qind të tregtisë totale të shërbimeve.

 

Tregtia digjitale e Kinës është zhvilluar fuqishëm vitet e fundit, me importet dhe eksportet totale të shërbimeve digjitale që u rritën 22.3 për qind nga viti në vit në 2021-shin, për të arritur në 359.69 miliardë dollarë amerikanë.

 

"Rruga Digjitale e Mëndafshit luan një rol udhëheqës në bashkëpunimin me cilësi të lartë të “Një brez, një rrugë”,- tha Wang Xiaohong, nënkryetari i departamentit të informacionit të Qendrës Kineze për Shkëmbimet Ekonomike Ndërkombëtare.

 

“Teknologjia e informacionit të softuerit të Kinës, Sistemi Satelitor i Navigimit BeiDou, teknologjia “blockchain” dhe shumë produkte dhe shërbime digjitale, të tilla si lojërat, animacioni, filmi dhe televizioni, janë përdorur të gjitha gjerësisht midis vendeve partnere të nismës “Një brez, një rrugë””,- tha Wang.

 

OQEANI I MUNDËSIVE

 

Shkalla e ekonomisë digjitale të Kinës u zgjerua nga 11 trilionë juanë (rreth 1.58 trilionë dollarë amerikanë) në 45.5 trilionë juanë nga viti 2012 në vitin 2021, me përqindjen e saj në produktin e brendshëm bruto që u rrit nga 21.6 për qind, në 39.8 për qind.

Dividenti i lulëzimit të tregtisë digjitale të Kinës ka ofruar një grup mundësish biznesi dhe ka injektuar një vrull të ri në vendet partnere të “Një brez, një rrugë”, veçanërisht në mes të epidemisë Covid 19.

 

Në pavijonin e Pakistanit të Panairit Ndërkombëtar të Kinës për Tregtinë e Shërbimeve, Aqeel Ahmed Chaudhry, kreu i WINZA, një markë pakistaneze bizhuterish, foli rrjedhshëm Mandarin ndërsa prezantoi bizhuteritë e tij me klientët kinezë dhe të huaj. Gama verbuese e më shumë se 100 bizhuterive ka tërhequr shumë klientë.

 

Chaudhry ka tre vjet që drejton një dyqan në Shangai dhe planifikon të hapë një tjetër në qytetin verilindor kinez të Shenyang  në tetor. Gjatë panairit të këtij viti, ai vizitoi disa qendra tregtare në Pekin.

 

Ai tha se shpreson të gëzojë politikat preferenciale të Pekinit për ndërmarrjet e huaja dhe të hapë një dyqan të ri në kryeqytetin kinez vitin e ardhshëm.

 

"Epidemia e Covid 19 ka ndryshuar zakonet e konsumit të njerëzve, duke i bërë blerjet në internet më të njohura, veçanërisht në mesin e të rinjve. Si biznesmen, më duhet të përshtatem me trendin e fundit",- tha Chaudhry, duke shtuar se janë duke u zhvilluar negociatat në lidhje me shitjet online të markës së tij në platformat kryesore të tregtisë elektronike të Kinës, JD.com dhe Tmall.

Nëse ndërmarrjet mund të përdorin më mirë mjetet digjitale, ato do të bëhen më efikase dhe konkurruese”, - tha ai.

 

"Sri Lanka ëndërron për një të ardhme të begatë të lidhur me digjitalizimin",- tha në panair K. K. Yoganaadan, zëvendësshefi i misionit të ambasadës së Sri Lankës në Pekin.

 

"Ne kemi prezantuar “Alipay” në Sri Lanka. Tani po ndërmerren veprime për të prezantuar “WeChat Pay”",- tha ai.

Zhang Xiangchen, zyrtari i OBT-së, tha se në sektorin e ekonomisë digjitale, vendet në zhvillim duhet të kapërcejnë më shumë sfida sesa ato të zhvilluara, në fusha që përfshijnë infrastrukturën e pamjaftueshme, investimet e pamjaftueshme në kërkim dhe zhvillim dhe mungesën e politikës së konkurrencës.

"Vetëm përmes ndërtimit të një mjedisi të hapur biznesi do të ishte e mundur të adresohen këto sfida",- tha ai.

 

"Si një nga tregtarët më të mëdhenj në botë dhe palët kryesore të interesuara në sistemin tregtar shumëpalësh, Kina pritet natyrisht të kontribuojë në rigjallërimin e sistemit tregtar botëror dhe të ndihmojë në arritjen e rezultateve të besueshme",- shtoi Zhang.