Starton projekti i tunelit të lumit Yangtze
2022-09-09 12:33:17

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në provincën Jiangsu të Kinës lindore startoi projekti për tunelin nën lumin Yangtze, njoftoi të enjten Korporata e Ndërtimit të Hekurudhave të Kinës, raporton “Xinhua”.

Projekti synon të krijojë një lidhje kryesore rrugore ndërlumore nën lumin më të gjatë të vendit, duke lidhur qytetin Nantong me Taicang.

Me një shpejtësi maksimale të projektuar prej 100 km në orë dhe tre korsi në çdo drejtim, autostrada do të jetë rreth 39 km e gjatë, duke përfshirë 11.2 km nën lumë.

Autostrada e shpejtë është planifikuar të hapet për trafikun në vitin 2028 dhe do të jetë një projekt i veçantë që do të adoptojë teknika të sofistikuara të mburojave të tunelit, rezistencës ndaj ujit dhe mbrojtjes nga zjarri, tha Zhang Di, projektuesi kryesor.

Pas përfundimit, tuneli do të ndihmojë në promovimin e zhvillimit të integruar rajonal të deltës së lumit Yangtze dhe përmirësimin e mëtejshëm të rrjeteve rrugore në rajon. (Irma)