Ekspozita mbi kulturën e lashtë italiane hapet në Kinën lindore
2022-09-09 12:29:21

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në qytetin Suzhou, në provincën Jiangsu të Kinës lindore, u çel një ekspozitë që paraqet qytetërimin etrusk, një nga qytetërimet më të rëndësishme në Italinë e lashtë, raporton “Xinhua”.

Në Muzeun Wu janë ekspozuar gjithsej 332 objekte kulturore dhe arkeologjike.

Ekspozita që do të zgjasë për tre muaj tregon pesë aspekte të jetës së etruskëve, duke përfshirë nevojat e përditshme, stolitë prej ari, statujat dhe urnat.

Në muze do të ofrohen leksione akademike, sallone leximi dhe aktivitete të transmetimit të drejtpërdrejtë, për të krijuar një atmosferë akademike të qytetërimeve të lashta kineze dhe perëndimore.

Ekspozita është një nga festimet e Vitit të Kulturës dhe Turizmit Kinë-Itali, tha Tiziana D'Angelo, konsullja e Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Shangai.

“Përmes ekspozitës, ne mund të eksplorojmë së bashku rrënjët historike dhe kulturore të lindjes së qytetërimit italian dhe të forcojmë bashkëpunimin midis Italisë dhe Kinës në fushën kulturore”,- tha D’Angelo. (Irma)