Studiuesit kinezë gjejnë antitrup neutralizues kundër varianteve të Covid-19
2022-09-09 12:18:20

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Studiuesit kinezë kanë gjetur një antitrup neutralizues që mund të sigurojë mbrojtje kundër varianteve Delta dhe Omicron të Covid-19, i cili ka treguar efikasitet parandalues duke u marrë nga hunda.

Sipas studimit të botuar në revistën “Signal Transduction and Targeted Therapy”, antitrupi 58G6 i zbuluar te një pacient me Covid-19 u izolua dhe tregoi aktivitet të fuqishëm neutralizues që frenonte variantet, raporton “Xinhua”.

Ai u zbulua së bashku nga studiues nga Universiteti Mjekësor Chongqing dhe Instituti i Virologjisë Wuhan nën Akademinë Kineze të Shkencave.

Studiuesit e administruan antitrupin te hamsterët nëpërmjet rrugëve nazale dhe zbuluan se një dozë e ulët prej 2 miligramësh për kilogram i parandaloi në mënyrë efektive ata nga infektimi me variantet e Covid. (Irma)