Numri i të vdekurve nga tërmeti i Sichuan-it rritet në 82, puna e kërkim-shpëtimit vazhdon
2022-09-09 19:10:20

Numri i të vdekurve nga tërmeti i së hënës në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore tani ka shkuar në 82. Epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.8 ballë ishte konteja Luding në prefekturën autonome tibetiane Ganzi. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë me pjesëmarrjen e mbi 10 mijë vetave, duke përfshirë ushtarë, inxhinierë dhe punonjës të ndihmës së parë. Këshilli i Shtetit i Kinës ka dërguar një grup pune, duke theksuar se përparësi kryesore është shpëtimi i jetëve. Ndërkohë, autoritetet vendore kanë ofruar shërbimet e këshillimit psikologjik për banorët e prekur.(Xu Guang)