nga VCG
Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një mesazh ngushëllimi të premten mbretit britanik Charles III për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II.
Në emër të qeverisë dhe popullit kinez, si edhe në emrin e vet personal, Xi shprehu ngushëllime të thella për vdekjen e mbretëreshës britanike Elizabeth II dhe simpatinë e sinqertë për familjen mbretërore, qeverinë dhe popullin britanik.
Në mesazhin e tij, Xi tha se mbretëresha britanike Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike, ka fituar një vlerësim të gjerë. Ai vuri në dukje se mbretëresha Elizabeth II ishte monarkja e parë britanike që vizitoi Kinën, duke shtuar se vdekja e saj është një humbje e madhe për popullin britanik.
Presidenti Xi theksoi se ai i kushton vëmendje të madhe zhvillimit të marrëdhënieve kino-britanike dhe është i gatshëm që të punojë me mbretin britanik Charles III për ta shfrytëzuar 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në nivel ambasadorësh ndërmjet dy vendeve si një rast për të promovuar zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe, në të mirë të të dy vendeve dhe të popujve të tyre. (Xu Guang)
nga VCG