Shkalla e urbanizimit tejkalon 51 për qind në Yunnan të Kinës
2022-09-08 11:03:59

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shkalla e urbanizimit të banorëve të përhershëm në provincën Yunnan të Kinës Jugperëndimore arriti në 51.05 për qind deri në fund të vitit 2021, thanë autoritetet lokale të martën.

Kjo është një rritje prej 12.58 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2012, kur shkalla e urbanizimit ishte 38.47 për qind, njoftoi komisioni krahinor i zhvillimit dhe reformës. Gjatë dekadës së fundit, provinca ka përmirësuar arsimin, kujdesin shëndetësor, sigurimin social, sistemin e strehimit dhe aftësitë e shërbimit në kulturë dhe sport për të mbështetur banorët ruralë që të vendosen në zonat urbane, bën të ditur “Xinhua”.

Grupimi i qytetit në pjesën qendrore të Yunnan ka një shkallë urbanizimi prej 62.15 për qind. Duke mbuluar 28.3 për qind të sipërfaqes totale të provincës, grupi i qytetit kontribuoi me 61.47 për qind të PBB-së së provincës në 2021-shin. (Elona)