Xi u përgjigjet studentëve të programit për mësimdhënie në zonat e pazhvilluara
2022-09-08 20:53:02

nga VCG

nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping iu përgjigj të mërkurën një letre nga studentët që marrin pjesë në një program në Universitetin Pedagogjik të Pekinit, që synon përgatitjen e mësuesve për të shërbyer në zonat e pazhvilluara në rajonet qendrore e perëndimore. Ai përshëndeti njëkohësisht edhe mësuesit në tërë vendin në prag të 10 Shtatorit, Ditës së Mësuesve të Kinës.

Në letrën e tij, Xi, po ashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komisionit Ushtarak Qendror, i inkurajoi këta studentë që pas diplomimit, të shërbejnë aty ku vendi dhe populli kanë më shumë nevojë. (Xu Guang)

nga VCG

nga VCG