Foto:VCG
Dhuna e armëve prej kohësh është një shqetësim për shoqërinë amerikane. Përhapja e gjerë e armëve jo vetëm shkakton probleme në ShBA, por edhe bën që një numër i madh armësh të çohen në mënyrë ilegale në vendet fqinje, çka e ka shtuar numrin e rasteve të dhunës me armë në këto vende.
Ditët e fundit, shumë media amerikane njoftuan që numri i armëve të kalibrit të madh nga ShBA-ja është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme dhe Florida Jugore është bërë qendra e shpërndarjes së armëve që dërgohen kontrabandë nga ShBA-ja për në rajonin e Karaibeve.
Këto armë ilegale nga ShBA-ja kanë shkaktuar probleme të rënda sigurie për vendet fqinje. Sipas statistikave të qeverisë meksikane, çdo vit mbi 200 mijë armë futen në tregun meksikan në mënyrë të paligjshme. Nga viti 2014 deri më 2018, së paku 70 % e armëve të konfiskuara nga qeveria meksikane ishin me origjinë nga ShBA-ja. Në vitin 2019, mbi 17 mijë vrasje ishin të lidhura me armët e paligjshme. Dhuna e armëve është bërë një ndër çështjet më shqetësuese në Meksikë.