Kina përdor satelitët “Gaofen” në Sichuan-in e goditur nga tërmeti
2022-09-08 11:00:21

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka aplikuar satelitët e saj të serisë “Gaofen” për të ndihmuar në situatën e pas tërmetit  në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore, njofton faqja e internetit të televizionit shtetëror “CCTV”, citon “Xinhua”.

Më shumë se 10 satelitë u vendosën për të kapur imazhe të zonave të goditura nga tërmeti 10 minuta pasi tërmeti goditi qarkun Luding të Sichuan në orën 12:52 të së hënës, sipas Sistemit të Vëzhgimit të Tokës dhe Qendrës së të Dhënave të Administratës Kombëtare të Hapësirës së Kinës.

Satelitët Gaofen-3 morën imazhe të zonave të goditura nga tërmeti që i ndihmuan ekspertët të analizonin të dhënat dhe të mësonin më shumë rreth situatës së dëmeve në këto zona.

Administrata Kombëtare e Hapësirës do të vazhdojë të dërgojë satelitë për të mbështetur parandalimin e fatkeqësive dhe përpjekjet për ndihmë. (Elona)