Një garë hapësinore, një luftë e re e ftohtë ose pak nga të dyja
2022-09-07 17:14:46

Foto:VCG

NASA ka shtyrë nisjen e programit të hënës së re Artemis I të paktën deri më 19 shtator, pasi anuloi një nisje të planifikuar të shtunën. Vendimi i së shtunës ishte hera e dytë në një javë që lëshimi u anulua. Hera e parë ishte më 29 gusht sepse njëri nga katër motorët nuk ishte "mjaftueshëm i ftohtë" për t'u ngritur disa minuta përpara se Artemis I të nisej në Hënë. “Defekti” u zbulua si pjesë e verifikimit dhe testimit të sistemeve jetike. Me inxhinieri të nivelit të lartë dhe teknologji të tilla si kjo, duhet të priten "ngërçe” të tilla.  Meqenëse pothuajse asgjë sa është e mundur nga ana njerëzore duhet t'i lihet rastësisë, veçanërisht kur kapsula hapësinore Orion në majë të raketës është planifikuar të transportojë ngarkesë njerëzore në vitin 2024, ishte vendimi i duhur për të shtyrë nisjen e Artemis I. Këto janë kohë emocionuese në përpjekjet globale të hapësirës me misionet në hënë, që shihen tani si gurë hapësinorë për uljen e njeriut në Mars.

Pra, 50 vjet pas programit Apollo që dërgoi"njeriun" në Hënë, Shtetet e Bashkuara po përpiqen përsëri t'i çojnë njerëzit në një trup qiellor. Por këtë herë ka konkurrencë të fuqishme nga Kina. Sot, motivimet gjeopolitike të viteve 1960, që nxitën SHBA-në drejt një programi hapësinor të paprecedentë në historinë njerëzore, janë shumë të ndryshme. Në atë kohë, ishte kulmi i Luftës së Ftohtë, ndërsa sot Bashkimi Sovjetik nuk ekziston më. Ariu rus ka ende kthetra, megjithëse ato mund të jenë pakësuar nga konflikti Ukrainë-Rusi. Megjithatë, kohët e fundit, në sfondin e një rendi ndërkombëtar gjithnjë e më të paqëndrueshëm, rritjes së inflacionit global, një krize energjetike në Evropë dhe një katastrofe të afërt klimatike (siç po ndodh me përmbytjet aktuale të pabesueshme në Pakistan), ka pasur biseda gjithnjë e më shumë,  të paktën nga Perëndimi  rreth një Lufte të re të Ftohtë. Kjo shpesh përmendet në të njëjtën frymë si një garë e re hapësinore.

Por një Luftë e re e Ftohtë, trajtuar nga shtypi perëndimor nuk ka shfaqur ende, rreziqet serioze që paraqet kjo e fundit, pasi ajo është gjëja e fundit  për të cilën ka nevojë njerëzimi dhe planeti ynë tani. Ajo që na nevojitet është bashkëpunimi real dhe i thellë në shumë fronte për të luftuar të vetmen çështje të madhe, serioze që na prek të gjithëve: emergjencën klimatike gjithnjë e më të dukshme dhe gjithnjë e më të paparashikueshme, e cila nuk është elefanti, por një tufë elefantësh në një dhomë.

Në këtë prizëm,  veprimtaritë hapësinore luajnë një rol kyç në ofrimin e një sensori gjithnjë e më të detajuar në distancë të planetit tonë nëpërmjet një tufe satelitësh shkencorë, që ndihmojnë në monitorimin e oqeaneve, mbulesave të akullit dhe masave tokësore me qartësi të pashoqe,  të gjitha duke u ushqyer me modelet dhe parashikimet tona klimatike. Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ndarja e të dhënave janë thelbësore për të informuar rreth luftës kundër ndryshimeve klimatike, por po ashtu në lidhje me konkurrencën edhe në hapësirë. Le të shqyrtojmë paradigmën e "garës së hapësirës". A është një garë një gjë e keqe në vetvete? Ndoshta jo.

Një garë tipike është një konkurs në të cilin marrin pjesë disa pjesëmarrës me synimin për të fituar diçka si famë, pasuri, por shpeshherë edhe për argëtim dhe për të provuar veten kundër më të mirëve. Kjo do të thotë të përpiqemi të jemi më të mirë përmes trajnimit, vendosmërisë dhe fokusit, të lidhur në mënyrë ideale me një proces të përshtatshëm mbështetjeje gjithashtu në vend. Në një kornizë kombëtare, termi mund të ketë konotacione negative, sidoqoftë, si koncepti i një "gare deri në fund", por për hapësirën termi ngjall kujtime të garës hapësinore të Luftës së Ftohtë midis dy superfuqive të atëhershme, Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së.

Superfuqitë ishin të tilla për sa i përket aftësisë ushtarake dhe madhësisë së saj (si numri i armëve bërthamore) dhe jo, për Bashkimin Sovjetik, për sa i përket ndikimit ekonomik. Këtë herë situata është shumë ndryshe. Kina ka modernizuar dhe zgjeruar ushtrinë e saj gjatë 20 viteve të fundit, me një nga marinat më të mëdha në botë, por dhe në frontin ekonomik ka shkëlqyer.

Kjo po përputhet gjithashtu për sa i përket shkencës dhe teknologjisë, ku Kina prodhon më shumë rezultate shkencore se SHBA, duke zënë tashmë vendin e parë në numrin e patentave vjetore të dhëna gjatë viteve të fundit.Është investimi masiv në infrastrukturën e kërkimit dhe zhvillimit, arsimit që po lehtëson shfaqjen e Kinës si një superfuqi ekonomike dhe ushtarake për të rivalizuar SHBA-në. Bota e ka vënë re këtë dhe po i përgjigjet, jo gjithmonë siç duhet. Kjo është e dukshme në hapësirën në të cilën Kina ka bërë përparime dhe ka arritur suksese të jashtëzakonshme.

 Për shembull, vitin e kaluar Kina theu rekordin botëror për numrin e raketave të suksesshme të lëshuara nga çdo vend. Ajo është gati të thyejë rekordin e saj përsëri këtë vit.

Më e rëndësishmja është se  prania kineze është paqësore dhe bashkëpunuese, siç përshkruhet në letrën e bardhë të fundit. Nuk bëhet fjalë për marrjen e një dokumenti të tillë, por për veprimet shoqëruese që flasin për të vërtetën e tij. Programi hapësinor i Kinës është i hapur për biznes, për partneritet, por gjithashtu nuk ka frikë nga konkurrenca. Nëse është një garë hapësinore, ajo është një garë shumëplanëshe dhe komplekse në shumë fronte dhe jo vetëm për hënën. Kina njoftoi së fundmi se po shikon partneritetin me Rusinë për misione dhe baza në Hënë. Nisur nga ajo që po ndodh, kjo nuk ka ecur mirë në disa qarqe.

Unë  mendoj se edhe vende të tjera mund të bashkohen dhe të kontribuojnë në mënyrë domethënëse në zhvillimin e eksplorimit të hapësirës.Konkurrenca nuk është gjë e keqe, nëse është e drejtë dhe e rregulluar. Është gjithashtu e rëndësishme për të parandaluar shfaqjen e monopoleve, të cilat mund të mbytin përparimin dhe të çojnë në rritje të çmimeve dhe në vetëkënaqësi.

Pra, një program hapësinor konkurrues ndërkombëtar me Kinën, Evropën dhe SHBA-në në pozitat e podiumit, por me Indinë, Japoninë, Republikën e Koresë dhe disa vende të tjera që përfshihen në paketë, mund të nxisë përparime të përshpejtuara teknologjike dhe të promovojë zhvillime të reja emocionuese. Programet e misionit të hënës në shkallë të gjerë janë thjesht një ngjarje që mund të magjepsë dhe frymëzojë miliona njerëz në të gjithë globin. Pra, unë them " bëjeni këtë", që të ndihmojë të gjithë njerëzimin të fitojë.