Kina do të rrisë çmimet e benzinës dhe naftës
2022-09-07 10:51:50

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina do të rrisë çmimet me pakicë të benzinës dhe naftës nga e mërkura bazuar në ndryshimet e fundit në çmimet ndërkombëtare të naftës, njoftoi planifikuesi kryesor ekonomik i vendit.

Çmimet e benzinës dhe të naftës do të rriten përkatësisht me 190 juanë (rreth 27.5 dollarë amerikanë) dhe 185 juanë për ton, sipas Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, citon “Xinhua”.

Sipas mekanizmit aktual të çmimeve, nëse çmimet ndërkombëtare të naftës bruto ndryshojnë me më shumë se 50 juanë për ton dhe mbeten në atë nivel për 10 ditë pune, çmimet e produkteve të naftës së rafinuar si benzina dhe nafta në Kinë do të rregullohen në përputhje me rrethanat.

Çmimet ndërkombëtare të naftës pritet të vazhdojnë të luhaten në afat të shkurtër, sipas qendrës së monitorimit të çmimeve të komisionit. (Elona)