Prodhimi i robotëve industrialë të Kinës rritet në vitin 2021
2022-09-07 11:12:04

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina është tregu më i madh në botë për robotët industrialë, me prodhimin që arriti në rreth 366.000 njësi në vitin 2021, një rritje 10-fish nga viti 2015. Të dhënat u bënë publike nga Guo Shougang, zyrtar në Ministrinë e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, në një konferencë për shtyp të martën.

Në vitin 2021, robotët prodhues e kaluan shifrën 300 njësi për 10.000 njerëz, rreth 13 herë më shumë se në vitin 2012. Robotët e shërbimit përdoren gjerësisht në fusha të tilla si ushqimi, arsimi, kujdesi mjekësor dhe logjistika. Aktualisht, ka mbi 439.000 ndërmarrje shërbimi të lidhura me robotët në Kinë, ndër të cilat më shumë se 79.000 janë regjistruar rishtazi nga janari deri në gusht të këtij viti, sipas ofruesit të informacionit të korporatës “Tianyancha”.

Niveli teknologjik i industrisë së robotëve të Kinës është përmirësuar më tej, tha Guo, duke shtuar se ishte bërë përparim në kërkimin dhe zhvillimin e komponentëve bazë, duke përfshirë reduktuesit e shpejtësisë precize, kontrolluesit inteligjentë dhe sistemet operative në kohë reale, citon “Xinhua”.

“Ministria do të përmirësojë standardet, sistemet e testimit dhe certifikimit, do të përshpejtojë përpjekjet për të forcuar pikat e dobëta në materiale të veçanta, komponentët bazë dhe teknologjinë e përpunimit, do të nxisë biznese me cilësi të lartë dhe do të krijojë një mjedis të shëndoshë për industrinë e robotëve”,- tha Guo. (Elona)