“CNN”: Njerëzit me ngjyrë, më shumë gjasa të preken nga lija e majmunit, më pak mundësi vaksininimi
2022-09-07 11:23:35

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Njerëzit me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara kanë më shumë gjasa të preken nga lija e majmunëve, por më pak të ngjarë të vaksinohen, raportoi së fundmi “CNN”, duke cituar të dhëna nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Deri të premten në SHBA kishte rreth 20.000 raste të mundshme ose të konfirmuara të lisë së majmunëve. “Askush nuk është goditur më shumë se ata që identifikohen si zezakë ose latino/hispanikë”,- thuhet në raportin e “CNN”.

Duke cituar të dhënat e CDC-së, raporti bën të ditur se gati 38 për qind e rasteve të lisë së majmunëve janë në mesin e njerëzve me ngjyrë, të cilët përfaqësojnë vetëm 12 për qind të popullsisë së SHBA-së, ndërsa njerëzit hispanikë ose latinë, që përbëjnë 19 për qind të popullsisë kombëtare, kanë 29 për qind të rasteve deri më tani, citon “Xinhua”. Në Filadelfia, 55 për qind e rasteve me linë e majmunëve janë njerëz me ngjyrë, por vetëm 24 për qind e vaksinave shkuan te kjo kategori, sipas faqes së internetit të qytetit.

Chyke Doubeni, shefi i Barazisë Shëndetësore në Universitetin Shtetëror të Ohajos, komentoi se lija e majmunëve nuk është sëmundja e parë që sheh pabarazi të tilla racore në SHBA.

Sipas CDC-së, racizmi, stigma, homofobia, varfëria dhe aksesi i kufizuar në kujdesin shëndetësor vazhdojnë të nxisin këto pabarazi. (Elona)