Kina promovon kërkimin mbi burimet e ftohta
2022-09-07 10:39:18

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka krijuar një qendër inovacioni të burimeve të ftohta në qytetin Genhe të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore, raportoi të martën “Science and Technology Daily”.

Qendra e inovacionit do të fokusohet në fusha kërkimore si testet e ftohta ekstreme, ngrica e përhershme, mbrojtja ekologjike në malet e mëdha Hinggan të Kinës veriore dhe transformimi i vlerës së produkteve ekologjike të burimeve të ftohta, sipas Gao Zhiqiang, një zyrtar i qytetit Genhe, citon “Xinhua”.

Qyteti ka burime të bollshme të ftohta. Ai përjetoi temperatura ekstreme në dimër, deri në minus 58 gradë celsius. (Elona)