Kili miraton studimin klinik të vaksinave kineze të COVID-19
2022-09-07 18:51:48

Një punëtor inspekton një vaksinë të inaktivizuar COVID-19 në një linjë paketimi të automatizuar në Kexing Life Sciences Co Ltd në Pekin, Kinë, më 24 shkurt 2021.

Një punëtor inspekton një vaksinë të inaktivizuar COVID-19 në një linjë paketimi të automatizuar në Kexing Life Sciences Co Ltd në Pekin, Kinë, më 24 shkurt 2021./nga VCG

Dy vaksina të çaktivizuara kineze, duke përfshirë një trivalente dhe një monovalente kundër varianteve "Omicron" të virusit të COVID-19, kanë marrë miratimin për studim klinike në Kili, njoftoi prodhuesja e këtyre vaksinave "Sinovac".

Sipas kompanisë biofarmaceutike kineze, vaksina trevalente synon variantet "Delta" dhe "Omicron", së bashku me shtamin origjinal të COVID-19.

Studimet paraklinike kanë treguar se të dy vaksinat janë të sigurta dhe efektive.

Në kërkimin e ardhshëm klinik, do të ndiqet një metodë shumëqendrore, me përzgjedhje të rastësishme, me të ashtuquajturën "verbëri e dyfishtë" dhe e kontrolluar pozitivisht për të studiuar imunogjenitetin e dy vaksinave te të rriturit e moshës mbi 18 vjeç që kanë marrë katër doza vaksinash të COVID-19.

Vaksina kundër varianteve "Omicron" ka hyrë në provat klinike në Kinën kontinentale dhe në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut dhe të dhënat e imunogjenitetit dhe sigurisë së saj priten të dalin këtë muaj, shtoi kompania.