Ulet niveli i ujit në liqenin më të madh të ujërave të ëmbla në Kinë
2022-09-07 11:19:46

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Niveli i ujit në liqenin më të madh të ujërave të ëmbla të Kinës, Poyang, vazhdoi të bjerë për shkak të temperaturave të larta të vazhdueshme dhe mungesës së reshjeve të shiut, thanë autoritetet lokale.

Niveli i ujit në stacionin hidrologjik Xingzi të liqenit u ul në 7.99 metra të martën në mëngjes, me rreth 4 metra në 31 ditët e fundit, citon “Xinhua” Qendrën e Monitorimit Hidrologjik të Jiangxi.

Liqeni hyri në sezonin e thatë të këtij viti më 6 gusht, data më e hershme që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1951.

Ndërkohë, kanë nisur përpjekjet për lehtësimin e thatësirës, pasi niveli i ujit në Poyang pritet të bjerë më tej për shkak të valëve të të nxehtit dhe motit të thatë në javën e ardhshme. (Elona)