Kina përjeton verën më të nxehtë që nga viti 1961
2022-09-07 11:03:00

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina këtë vit kaloi verën më të nxehtë që nga viti 1961, kur filloi të mbante të dhëna të plota meteorologjike, bën të ditur “Xinhua”.

Temperatura mesatare e vendit nga 1 qershori deri më 31 gusht ishte 22.3 gradë celsius, 1.1 gradë më e lartë se ajo në të njëjtën periudhë të viteve të rregullta dhe më e larta që nga viti 1961, sipas Qendrës Kombëtare të Klimës.

Gjithsej 17 rajone të nivelit provincial, duke përfshirë provincën Hunan të Kinës qendrore dhe komunën Chongqing të Kinës jugperëndimore, regjistruan një verë të nxehtë rekord.

Ditët mesatare me temperaturën më të lartë që arrin ose kalon 35 gradë celsius në ditë në Kinë ishin në 14.3, një rekord që nga viti 1961. 366 stacione meteorologjike të nivelit kombëtar raportuan temperatura të njëjta ose më të larta se rekordi i mëparshëm. Gjithsej 15 stacione regjistruan temperatura që arritën ose kaluan 44 gradë celsius.

Sipas qendrës, mesatarja kombëtare e reshjeve ra në nivelin e dytë më të ulët për të  njëjtën periudhë që nga viti 1961.

Qendra parashikon se temperatura në vjeshtë do të jetë afër ose pak më e lartë se ajo në vitet e zakonshme.  (Elona)