Hungaria përjeton verën më të nxehtë që nga viti 1901
2022-09-07 11:07:47

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Hungaria ka regjistruar këtë vit verën më të nxehtë që nga viti 1901, sipas Shërbimit Meteorologjik të vendit (MOSZ).

Shifrat tregojnë se vera e këtij viti kishte një temperaturë mesatare prej 22.8 gradë Celsius, dy gradë më e lartë se mesatarja e regjistruar midis viteve 1991 dhe 2020, bën të ditur “Xinhua”.

Gjithsej 11 ditë ishin më të ngrohta se 35 gradë, që është tetë ditë më shumë se mesatarja. Ndërkohë për 46 ditë temperatura i kaloi 30 gradë, 20 ditë më shumë se mesatarja. Nga fundi i qershorit deri në fund të gushtit, ka pasur pesë periudha të valëve të të nxehtit. Përveç vapës, Hungaria përjetoi edhe thatësirë këtë verë. Sipas MOSZ, në tetë muajt e parë të këtij viti, Hungaria kishte një mesatare kombëtare prej vetëm 263.6 milimetra reshjesh. Ky është niveli i tretë më i ulët që nga fillimi i shekullit të 20-të. (Elona)