"The Hill": Miliona veta kanë humbur punën në ShBA për shkak të COVID-19
2022-09-07 15:32:12

Foto:VCG

Foto:VCG

Në një raport të gazetës amerikane "The Hill" të publikuar të hënën theksohet që pasojat e COVID-19 po ndikojnë në tregun e punës në ShBA dhe miliona amerikanë janë detyruar të largohen nga puna për shkak të simptomave të kësaj sëmundjeje.

Mjaft pacientë vijojnë të kenë simptoma për një kohë të gjatë pas infektimit nga COVID-19, si lodhje, vështirësi në frymëmarrje, humbje të nuhatjes dhe dhimbje koke. Kjo bën që këta pacientë të kenë vështirësi në punë dhe madje nuk mund të merren me disa profesione të caktuara.

Sipas një sondazhi në qershor nga Zyra e Regjistrimit e ShBA-së, afro 1.6 milionë amerikanë në moshë pune u shprehën që janë prekur prej kohësh nga "COVID-i i gjatë", por ende nuk është e qartë se sa prej tyre nuk mund të vazhdojnë të punojnë për shkak të infektimit. Disa studiues amerikanë u shprehën që afro 2-4 milionë amerikanë janë detyruar të humbin vendet e punës dhe kjo ka shkaktuar mungesën e forcës punëtore.