Kina intensifikon goditjen e krimeve të relikteve kulturore
2022-09-06 11:37:32

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një udhëzues për trajtimin e krimeve të relikteve kulturore u publikua të hënën, duke trajtuar gërmimet e paligjshme të vendeve të lashta kulturore dhe varreve antike, si dhe tregtinë e paligjshme të relikteve kulturore, njofton “Xinhua”.

Ai u publikua nga Gjykata e Lartë Popullore, Prokuroria e Lartë Popullore, Ministria e Sigurisë Publike (MSHP) dhe Administrata Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore (NCHA). Udhëzimi përcakton më tej shtrirjen e vendeve të lashta kulturore dhe varreve antike.

Ai parashikon gjithashtu se personat e përfshirë në rastet e tentativës së gërmimit të paligjshëm të vendeve të lashta kulturore dhe varreve antike të përcaktuara si njësi kryesore relikte kulturore në ose mbi nivelin provincial, ose rastet e tentativës për vjedhje të relikteve të paluajtshme kulturore me mjete shkatërruese, do të hetohen për krime.

MSHP-ja ka punuar me NCHA-në për të kryer një fushatë mbarëkombëtare për të goditur krime të tilla që nga gushti 2020. Deri më tani, janë kapur gjithsej 8420 të dyshuar të përfshirë në 3950 raste penale, me 82.800 relikte kulturore të gjetura, nga të cilat afro 6500 janë thesare kombëtare. (Fatosi)