“Huawei” nxjerr serinë e smartfonave “Mate 50” me komunikim satelitor
2022-09-06 21:03:43

Telefonat inteligjentë Mate 50 të Huawei janë prezantuar nga Eric Yu, kreu i biznesit të konsumatorit të kompanisë, në një konferencë shtypi, 6 shtator 2022./Grupi Mediatik i Kinës

Telefonat inteligjentë Mate 50 të Huawei janë prezantuar nga Eric Yu, kreu i biznesit të konsumatorit të kompanisë, në një konferencë shtypi, 6 shtator 2022./Grupi Mediatik i Kinës

“Huawei” nxori të martën serinë e fundit të smartfonave të vet kryesorë, “Mate 50”.

Celularët e rinj janë të parët që mbështetin komunikimin nëpërmjet Sistemit të Navigimit Satelitor “BeiDou” të Kinës, një rrjet satelitor si GPS-i që mbulon tërë globin.

Ata janë të pajisur me sistemin operativ më të fundit të kompanisë me bazë në Shenzhen, “HarmonyOS 3”, i cili ofron një model të ri emergjence, që mund ta mbajë këtë celular në funksionim për tre orë shtesë me vetëm 1 % të baterisë.

Kanë kaluar afro dy vjet qysh nga publikimi i brezit më të ri të serisë, “Mate 40”, një periudhë që mund të quhet e gjatë në historinë dhjetëvjeçare të kësaj serie.

Besohet se publikimi i “Mate 50” u shty nga sanksionet e qeverisë amerikane kundër “Huawei”-t.

Çmimi bazë për serinë e re mbetet i pandryshuar nga ai i “Mate 40”. (Xu Guang)