Shtohen ndjeshëm incidentet e ngacmimeve seksuale ndaj ushtareve amerikane
2022-09-06 15:12:26

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në një raport të publikuar të enjten e kaluar në uebsajtin e gazetës amerikane "USA Today", thuhet se numri i ngacmimeve seksuale ndaj ushtareve amerikane të regjistruara nga Departamenti i Mbrojtjes ka shënuar rekord.

Sipas një ankete të Pentagonit, sot femrat në ushtrinë amerikane përballen me ngacmimet më të shumta seksuale që prej fillimit të mbledhjes së të dhënave përkatëse para 16 vjetëve. Nga 2018-a deri në vitin e kaluar, incidentet e ngacmimeve e të sulmeve seksuale ndaj ushtareve femra u shtuan 35%. 8.4 % e ushtareve në shërbim u shprehën se kanë pësuar sjellje të pahijshme seksuale, kurse në vitin 2018 shifra ishte 6.2 %. Para kësaj, shifra më e lartë ishte 6.8 % në vitin 2006.

Megjithëse Pentagoni u betua se do ta zgjidhë këtë problem duke shpenzuar qindra milionë dollarë, sjelljet e pahijshme seksuale janë shtuar. Sipas të dhënave përkatëse, po ulet besimi i publikut për aftësinë e ushtrisë për mbrojtjen e privatësisë e të sigurisë individuale të viktimave dhe për respektimin e tyre. (Fani)