Kina shton përpjekjet për të rritur njohuritë shkencore të njerëzve
2022-09-06 11:08:45

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka nxjerrë një udhëzues për lehtësimin e popullarizimit të shkencës për të inkurajuar inovacionin në të gjithë shoqërinë, njofton “Xinhua”.

Duke përshkruar përhapjen e njohurive shkencore si një detyrë themelore për promovimin e zhvillimit të drejtuar nga inovacioni, dokumenti nënvizon dhënien e një rëndësie të barabartë si popullarizimit të shkencës, ashtu edhe inovacionit shkencor dhe teknologjik.

I publikuar nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës dhe Këshilli i Shtetit, udhëzimi përcakton objektiva specifike për popullarizimin e shkencës dhe teknologjisë.

Dokumenti parashikon që deri në vitin 2025, shërbimet publike për popullarizimin e shkencës synohet të zgjerohen ndjeshëm, më shumë studiues do të luajnë një rol aktiv në përhapjen e njohurive shkencore, përqindja e qytetarëve me njohuri shkencore pritet të kalojë 15 për qind dhe të krijohet një klimë sociale që vlerëson shkencën dhe inovacionin.

Ndërsa deri në vitin 2035, sipas dokumentit, përqindja e qytetarëve me njohuri shkencore pritet të arrijë në 25 për qind dhe popullarizimi i shkencës do të luajë një rol të rëndësishëm në nxitjen e zhvillimit me cilësi të lartë.

Udhëzuesi thekson gjithashtu forcimin e përgjegjësisë së të gjithë shoqërisë për rritjen e njohurive shkencore të publikut. (Fatosi)