Të fiksuarve anti-kinezë, mashtruesve mbi Xinjiang do t'u bënte mirë një vizitë tek psikiatri!
2022-09-05 11:24:22

Ka ndodhur gjithmonë jo vetëm në politikë por edhe në jetën e përditshme, që kur dikush mësohet me gënjeshtra, shpifje dhe mashtrime është zor të heq dorë nga një ves e vijë sjellje e tillë diabolike dhe madje fabrikuesit e tyre përpiqen t’ua imponojnë si të vërteta edhe të tjerëve. Dhe kur një kategori e tillë krimi, që shkel në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut të një populli tjetër apo shtresave të caktuara të tij, atëherë ai shndërrohet në kuptimin e plotë të fjalës në krim kundër njerëzimit sepse cenohen jeta dhe dinjiteti i tyre dhe synohet destabilizim e dhunë sociale në vendet ku ata jetojnë e punojnë, rrisin fëmijët dhe i gëzohen jetës me familjet e tyre në një shoqëri që aspiron humanizëm e paqe sociale. Kur institucione të veçanta ndërkombëtare dhe autoritete politike të r]rangjeve të larta të kujtdo vendi qoftë përfshihen në aventura të tilla shpifjesh e fabrikimesh veprime të tilla janë të dënueshme dhe të një papërgjegjshmërie të lartë, çka kërkon demaskim prej atyre, të cilët janë objekt i këtyre monstruoziteve, por edhe nga mbarë opinioni publik ndërkombëtar. 

nga VCG

nga VCG

Në këtë kategori përfshihet edhe një i ashtuquajtur “vlerësim” mbi Rajonin Autonom Ujgur të Xinjiang (XUAR) në Kinë i prodhuar dhe publikuar nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) me qendër në Gjenevë më 31 gusht 2022.

Në fakt nuk habit njeri as publikimi dhe as përmbajtja e këtij ‘vlerësimi’ sepse jo vetëm Xinjiang-u e popullsia e këtij rajoni, por e gjithë Kina e populli i saj, vazhdojnë të jenë të shigjetuar nga trillime më bajate për gjoja shkelje të të drejtave të njeriut në frymën e hijes famëkeqe të ‘gjuetisë së shtrigave’ me vendlindje Amerikën kur amerikanët persekutonin amerikanët në fund të viteve 1940 e në fillim të viteve 1950. Është një maskaradë që vazhdon në forma nga më djallëzoret pafundësisht dhe 2022 nuk bën ndryshim nga 2021 dhe as 2021 nga 2020 e kështu me radhë sepse edhe ‘vlerësimi’ i fundit është një akt i teatrit absurd të vënë në skenë nga SHBA e aleatët e tyre më të ngushtë së bashku me ato marjoneta politike që u kanë mbetur në ndonjë organizatë ndërkombëtare sikurse është rasti i Komisioneres së Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet.

nga VCG

nga VCG

Kina e autoritetet e saj i kanë dënuar riciklimet e skenareve të tillë të montuara nga SHBA-ja jo më shumë për të demaskuar natyrën makiaveliste të ‘mjeshtrave’ që kanë përpiluar ‘vlerësimin’ sepse si autoritet qendrore kineze ashtu edhe ato lokale të Xinjiang-ut ua kanë përplasur në fytyrë fabrikime të tilla pabaza prej kohësh, por në respekt të qytetarëve miqësorë, punëtorë dhe paqedashës të Xinjiang-ut, të mbarë popullit kinez, sikurse edhe të opinionit publik botëror, i cili është i ndjeshëm kur përsëriten insinuata të tilla tejet provokuese kundër Kinës për faktin se shume prej vendeve në mbarë botën janë objektiv shpifjesh të kësaj natyre. Për më tepër ata shqetësohen se fushata armiqësore të kësaj natyre kundër Kinës mbartin rreziqe ndaj paqes e sigurisë në botë dhe stabilitetin ndërkombëtar, që në fakt është i cenuar, krijojnë pasiguri të shtuar në një botë të pasigurt.   

“Në Xinjiang ka stabilitet shoqëror, zhvillim ekonomik, përparim kulturor dhe harmoni fetare. Banorët e të gjitha kombësive në Xinjiang gëzojnë një jetë paqësore. Ky është praktikimi më i mirë i të drejtave të njeriut dhe arritja më e madhe në këtë drejtim”.

Një citim i tillë i koncentruar i nxjerrë nga një deklaratë e Zëdhënësit të Misionit të Kinës në OKB në Gjenevë, Liu Yuyin dëshmon më së miri realitetin e gjendjes reale në Xinjiang dhe demaskon përpjekjen e radhës për të shpifur dhe hedhur baltë mbi Kinën, duke ndërhyrë në punët e brendshme të saj.

nga VCG

nga VCG

Sipas Liu dokumenti “shpërfill enkas informacionet me autoritet dhe materialet objektive të qeverisë kineze, bën shtrembërim keqdashës ndaj ligjeve e politikave të Kinës, denigron luftën kundër terrorizmit e ekstremizmit në Xinjiang dhe shpërfill arritjet e mëdha të banorëve të të gjitha kombësive në këtë rajon për sa u përket të drejtave të njeriut”.

Por diplomati kinez solli në vëmendje se “përmbajtja e ‘vlerësimit' është në kundërshtim të plotë me deklaratën e bërë prej Komisioneres së Lartë pas përfundimit të vizitës së saj në Kinë”. Kësisoj Z. Liu e nxiti Zyrën e Komisionerit të Lartë të ndryshojë menjëherë drejtim dhe të mos bëhet “mjet i disa vendeve perëndimore për interesat e tyre politike”. Ai vuri në dukje se institucionet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut duhet të respektojnë faktet objektive dhe rrugën e zhvillimit të të drejtave të njeriut të zgjedhur në mënyrë të pavarur nga çdo vend, në përputhje me realitetin dhe nevojat e popullit.

Ndërkohë kjo Zyrë është vënë me shpatulla pas murit nga një mori protestash e denoncimesh të komunitetit ndërkombëtar, që kanë shprehur zemëratën e tyre, se, së pari, një organizëm i tillë i supozuar I paanshëm ndërkombëtar bëhet megafon anti-kinez në shërbim të Luftës së Ftohtë të SHBA-së ndaj Kinës dhe, së dyti, i hedh benzinë flakëve të zjarrit që vazhdon në shumë rajone të botës. 

Konkretisht Zëdhënësi i Misionit kinez në OKB në Gjenevë sqaroi se rreth 100 vende, duke përfshirë shumë vende myslimane, kanë shprehur mbështetje ndaj qëndrimit të ligjshëm të Kinës dhe rreth 1000 organizata joqeveritare i kanë dërguar një letër të përbashkët Komisioneres së Lartë për të mos publikuar të ashtuquajturin “vlerësim”.

Kurse Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin tha në një konferencë për shtyp më 1 shtator se i ashtuquajturi vlerësim është një zhgarravinë dezinformacionesh dhe një mjet politik që i shërben SHBA-së dhe disa forcave perëndimore për të frenuar Kinën duke përdorur temën e Xinjiang-ut.  Një “raport” i tillë ndot rëndë mandatin e OHCHR-së, duke cenuar parimet jopolitike dhe objektive. Ai dëshmoi edhe një herë se OHCHR është kthyer në një zbatues dhe bashkëpunëtor të SHBA-së dhe disa forcave perëndimore kundër vendeve në zhvillim, tha Wang. Nga ana tjetër zëdhënësi vuri në dukje se edhe raporti nuk guxoi tu referohej temave të pabaza të "gjenocidit", "punës së detyruar" ose "sterilizimit të detyruar", të cilat janë trumpetuar më parë nga SHBA dhe disa forca perëndimore. Ai tha se kjo tregon gjithashtu se gënjeshtra e shekullit e stisur nga SHBA dhe disa forca perëndimore mbi Xinjiang-un në Kinë ka falimentuar.

Dhe nuk është koincidencë që pikërisht në kohën kur po i jepesh dora e fundit aktit banditesk të botimit të ‘vlerësimit’ të OHCHR, Qendra e Angazhimit Global e Departamentit të Shtetit të SHBA-së shpërndau më 27 gusht 2022 një raport ku akuzohet Pekini për krijimin dhe përhapjen e dezinformacioneve në lidhje me Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës. Duke denoncuar një akt të tillë - gënjeshtrën e shekullit- Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Zhao Lijian vuri në dukje se Kina ka qenë prej kohësh viktimë e dezinformimit, dhe në veçanti  Xinjiang-u ka qenë nën goditje të ashpra nga fushata e SHBA-së në mbarë botën për përhapjen e lajmeve të rreme. “Në fakt, fushata e dezinformimit e ShBA-së lidhur me Xinjiang-un nuk është e re dhe metodat që ajo përdor janë diskredituar shumë herë", u shpreh Zhao, i cili shtoi se ajo që bën SHBA-ja vetëm sa do të falimentojë besueshmërinë e saj me një ritëm edhe më të shpejtë.

Por është rasti dhe ia vlen që shkurtimisht të merren në konsideratë edhe disa vlerësime lidhur me mënyrën e përpilimit të ‘vlerësimit’ sepse shpifjet janë kopjime të fabrikimeve të mëparshme pa asnjë ndryshim.  Veçse hartuesit e tij nuk harruan të bëjnë një ndryshim: ‘vlerësimi’ mban datën 31 gusht 2022 në ndryshim nga trakte të tilla të shpërndara më parë. 

Në radhë të parë, e në fakt pritej një gjë e tillë, dokumenti anashkalon se sa shumë kishte vuajtur rajoni i Xinjiang-ut nga terrorizmi dhe ekstremizmi një minus i madh që nuk dëshmon saktësisht të vërtetën e situatës në rajon. Si mund të injorohet ky aspekt kur OKB-ja, organizata te specializuara ndërkombëtare, komuniteti ndërkombëtar po i kushtojnë një vëmendje parësore luftës kundër terrorizmit e ekstremizmit dhe forcimit të bashkëpunimit në këtë drejtim. Përse bëhet gjithë ajo zhurmë në SHBA apo vende evropianoperëndimore kur ka raste që terroristë të kalibrave të ndryshëm ndërmarrin veprime kriminale në vendet e tyre? Ligji më i ashpër vepron, forcat më të specializuara anti-terror futen në veprim me ashpërsinë më të madhe, shpesh edhe duke tejkaluar kompetencat e tyre, por askush nuk ka thënë se Uashingtoni, Londra, Brukseli, Parisi etj. kanë vepruar gabim. Në këtë kontekst lind pyetja: a nuk paskan të drejtë autoritetet qendrore e lokale kineze të mbrojnë qytetarët e tyre përballë veprimtarive terroriste e ekstremiste? Përse qytetarëve kinezë duhet tu privohet kjo mbrojtje nga terroristët ndërsa atyre amerikanë, britanikë, francezë e të tjerë jo!? A po vazhdohet akoma zbatimi i politikës diskriminuese nga perëndimi neokolonialist duke i ndarë popujt në qytetarë të dorës së parë dhe të atyre të dorës së dytë?

nga VCG

nga VCG

Fronti i përbashkët botëror i vendeve paqedashëse në luftën kundër terrorizmit e ekstremizmit nuk mund të përjashtoj Xinjiang-un apo rajon tjetër të Kinës dhe të asnjë vendi të tjetër të botës sepse terroristët e ekstremistët janë njëlloj të rrezikshëm si për qytetarët kinezë ashtu edhe për qytetarët e vendeve të tjera. Në fund të fundit, veprimtaria e terroristëve dhe ekstremistëve nuk njeh kufi… 

Çdo raport apo anketim mbështetet në mendime të njerëzve të anketuar apo të intervistuar dhe në përputhje me rëndësinë e çështjes në diskutim përcaktohet edhe numri i pjesëmarrësve në ta. A mund të pranohet se 40 të intervistuar kanë qenë të mjaftueshëm për këtë mekanizëm për të ndërtuar një ‘vlerësim’ real e serioz lidhur me të drejtat e njeriut në rajonin Xinjiang? E në këtë mes duhet patur parasysh përzgjedhja që kanë bërë hartuesit e raportit, të cilët janë përpjekur prej kohësh të gjejnë elementë kundër rendit shoqëror në Kinë, keqbërës e dëmtues të paqes sociale. Këtë e përforcojnë praktikat e mëparshme djallëzore sikurse i kishin ekspozuar Ministria e Jashtme e Kinës dhe qeveria rajonale e Xinjiang-ut shumë gënjeshtarë, që shfaqeshin shpesh në mediat perëndimore si "viktima" nga rajoni i Xinjiang, Të tillë veprimtari ka bërë e bën i ashtuquajturi Kongresi Botëror Ujgur i mbështetur nga SHBA-ja dhe forcat e tjera anti-Kinë për të cilët ka prova se janë marrë me fabrikimin e historive të ‘bujshme’ të të ashtuquajturave viktima, të cilat më vonë u zbulua se ishin të pabaza e binin në kundërshtim me dëshmitë e njëri-tjetrit.

Çdokush e pranon se për një vlerësim real dhe të besueshëm arkitektët e raportit duhet të kishin takuar me qindra njerëz, masën e popullit në shkolla, fabrika e uzina, në fushat e impiantet e përpunimit të pambukut të bardhë, aty ku punohet e prodhohet me bollëk gruri e produkte të tjera bujqësore, të moshuar. Pra, ata kanë pasur fushë të lirë të takojnë masivisht njerëz në maj të këtij viti gjatë 6 ditëve, gjë për të cilën janë ankuar më parë se gjoja pengoheshin të bisedonin me njerëz, por në këtë rast veç 40 vetë u janë dukur mjaft!!! 

Nga ana tjetër, për çdo vëzhgues, analist apo gazetarë përdorimi rëndom i fjalëve "me gjasa" ose "me sa duket" ose "mund" përbën një ndër elementët bazë të vërtetësisë së dyshuar të një studimi, raporti, anketimi apo të edhe një artikulli gazete. Kur pjesa dërmuese e dëshmive janë të mbështjellura me mjegullnajën e ‘me sa duket’ besueshmëria është plotësisht e dyshimtë e aq më shumë kur bëhet fjalë për një raport të një organizate të OKB-së, e cila ka marrë përsipër të akuzojë një vend sovran, anëtar i organizatës dhe i Këshillit të Sigurimit të saj, pjesëmarrës në operacione paqeruajtëse të suksesshme me kontingjente prej mijëra trupash në mbarë botën, ndër kontribuuesit kryesorë në luftën kundër terrorizmit.

nga VCG

nga VCG

Hije të rëndë turpi i ka hedhur shefja e OHCHR organizatës më të madhe në botë me këtë veprim, dhe për më tepër shton frikën në mes vendeve anëtare të OKB-së se SHBA, që i braktisën Kombet e Bashkuara e shume organizata ndërkombëtare para disa vitesh, janë kthyer me skenare të tjera të kohës së Luftës së Ftohtë kur e përdornin këtë organizatë pan botërore si xhandari i vetëdeklaruar ndërkombëtar kundër vendeve sovrane e popujve paqedashës.

Ky është një ndër shqetësimet më të mëdha të komunitetit ndërkombëtar se askush nuk e ka menduar këtë kthim prapa të SHBA në dekadën e tretë të shekullit 21-të kur ‘vlerësimet’ e OHCHR-së apo të ndonjë organizmi tjetër të sistemit të Kombeve të Bashkuara gatuhen në kulisat e Departamentit të Shtetit, të CIA-së, FBI-asë apo të njësive të tjera të specializuara të spiunazhit famëkeq amerikan. Prandaj vazhdon të shtrohet pyetja: përse duhet që SHBA, perëndimi e mekanizmat e tyre të përcaktojnë se si duhet të jetojnë popujt e tjerë të botës? Një përgjigje konkrete flakë për flakë u është dhënë autorëve të fushatës së intensifikuar anti-kineze nga Xinjiang e popullsia e atjeshme se vlerësimi më i saktë, anketimi më i drejtë bëhet nga vetë banorët e rajonit, që është shtëpi e disa grupeve etnike, duke përfshirë Ujgur, Kazaks e Kirgiz, Han, Tibetian, Hui, Taxhik kinez (Pamiris), Mongol e të tjerë. Pikërisht këto miliona e miliona gra e burra, të rinj e të reja, fëmijë e të moshuar të grupeve etnike e kanë të drejtën e plotëfuqishme të dëshmojnë për situatën e të drejtave të njeriut, për zhvillimin ekonomik e social të rajonit të tyre, për stabilitetin e rendin paqësor në jetën e përditshme, për të ardhmen e tyre. Kështu, sipas shtypit kinez e ndërkombëtar, shumë banorë në rajonin e Xinjiang-ut, figura fetare dhe ish-trajnues nga qendrat profesionale dhe të trajnimit në Xinjiang i kanë dërguar letër Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, që të tregohen edhe historitë e tyre, të jenë edha ata pjesë e ‘vlerësimit’ të fundit, sepse ashtu sikurse është shpërndarë si trakt me 45 faqe kundërmon armiqësinë amerikano-perëndimore kundër popullit kinez.

nga VCG

nga VCG

Dhe faktet provojnë atë çfarë populli ka aspiruar prej dekadash dhe është arritur duke u bërë realitet. Një paraqitje e tillë u bë nga qeveria e Xinjiang-ut, e cila mbajti një konferencë shtypi më 27 gusht 2022 duke i shpalosur publikut vendas dhe mbarë opinionit publik ndërkombëtar arritjet e rajonit në dekadën e fundit. Gjatë kësaj periudhe, 3.06 milionë banorë u nxorën nga varfëria dhe varfëria absolute u zgjidh në rajon. Të mos harrojmë se uria po bën kërdinë në shumë rajone të botës, e tani të gjithë vendet po flasin për krizë ushqimore, krahas asaj energjetike, si pasojë e luftës në Ukrainë.

GDP e rajonit në vitin 2021 arriti në 1.6 trilion juanë, dyfishi i shifrës së vitit 2021, që ishte 0.74 trilion. Xinjiang-u krijoi gjithashtu 4.99 milionë vende pune në 10 vitet e fundit. Në fakt, sipas konferencës janë punësuar të gjithë personat me aftësi për punë.

Rajoni i Xinjiang-ut po përmirëson edhe infrastrukturën e tij. Ai ka më shumë se 8,768 kilometra linjë hekurudhore në shërbim, gjatësia totale e rrugëve arriti në 217,300 kilometra. Rajoni zotëron 24 aeroporte civile, që është më shumë se pjesët e tjera të vendit. Kurse ndjenja e njerëzve për sigurinë publike është rritur në 99.14 përqind krahasuar me 87.58 për qind 10 vjet më parë. Statistikat e bëra publike në konference tregojnë gjithashtu se mjedisi i biznesit në Xinjiang po përmirësohet. Sikurse u deklarua, rajoni ka vendosur marrëdhënie tregtare dhe ekonomike me 176 vende dhe rajone, ka më shumë se 2.21 milionë subjekte tregu, që është dyfishi i numrit të vitit 2012!

Nga ana tjetër 6,242 trena janë nisur nga Xinjiang në udhëtime drejt Evropës dhe Azisë Qendrore, me një rritje vjetore prej 55.1 për qind, e cila e ka ndryshuar Xinjiang-un nga një brendësi e mbyllur në kufirin e hapjes.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm i zhvillimit është bujqësia dhe veçohet prodhimi i grurit që merr një rëndësi të veçantë kur Evropa, përfshi edhe Ballkanin Perëndimor, Afrika, Amerika e rajone të tjera, kanë filluar të ndjejnë pasojat e krizës së bukës për shkak të luftës në Ukrainë. Duke folur konkretisht të korrat e grurit në Rajonin Autonom të Xinjiang Ujgur po i afrohen fundit dhe parashikimet flasin për një prodhim të mbarë këtë vit në 6.535 milionë tonë, 2.1 përqind më shumë nga viti në vit, sipas një njoftimi të agjencisë Xinhua më 23 gusht. Sipas departamentit të bujqësisë në Xinjiang, janë korrur 940,47 hektarë grurë, që përbën 93,1 për qind të totalit. Gruri në Xinjiang-un jugor tashmë është korrur plotësisht. Të marra së bashku, procesi i të korrave në zonat veriore dhe lindore të rajonit ka arritur në 82.67 për qind.  Ndërkohë të dhënat nga Byroja Kombëtare e Statistikave treguan se Xinjiang prodhoi 6.552 milionë tonë drithëra verore në total këtë vit, duke u renditur i gjashti midis të gjitha provincave në Kinë.

Rajoni raportoi katër raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 189 raste asimptomatike, sipas autoritetit lokal shëndetësor më 23 gusht. Departamentet e bujqësisë në Xinjiang kanë zbatuar masat përkatëse për të përdorur plotësisht tokat bujqësore për të rritur perime dhe drithëra për rezervat e dimrit në mënyrë që të përballohen nga ndonjë rast i mundshëm i shpërthimeve epidemike.

nga VCG

nga VCG

Pikërisht këto të vërteta jetike nuk i përmban ‘vlerësimi’ i Komisioneres Michelle Bachelet sepse padronët e saj, SHBA, nuk kanë qenë e nuk janë kurrë të interesuar për të vërtetën rreth Xinjiang-ut, por kërkojnë mbështetje vetëm për gënjeshtrën e shekullit lidhur me atë rajon. Gënjeshtrat për Xinjiang-un "pa dyshim do të vazhdojnë" pasi qëllimi themelor është "minimi dhe diskreditimi i Kinës", William Jones, shefi i Byrosë së Uashingtonit për Revistën e Inteligjencës Ekzekutive (the Washington Bureau Chief for the Executive Intelligence Review) dhe anëtar i lartë jorezident i Institutit Chongyang për Studime Financiare në Universitetin Renmin të Kinës, i tha Global Times. 

"Por kjo nuk është gjithmonë kështu. Nëse realiteti bëhet gjithnjë e më i dukshëm me më shumë vizitorë në Xinjiang, me më shumë njoftime mbi jetën atje dhe me më shumë ujgurë aktivë në shkencat dhe shkencat sociale në Kinë, atëherë "gënjeshtarët" fillojnë të shihen si individë të fiksuar, të cilëve do t'u bënte më mirë një vizitë tek një psikiatër i mirë ", tha Jones në komentin e tij.

Ndërkohë para se të qarkullohej ‘vlerësimi’ i OHCHR diplomatë nga 30 vende islamike bënë një vizitë në Rajonin Autonom Xinjiang Ujgur nga 1 deri më 5 gusht 2022 me ftesë të Ministrisë së Jashtme kineze, sipas një njoftimi të agjencisë Xinhua më 7 gusht. Diplomatët nga vendet islamike përfshirë Algjerinë, Arabinë Saudite, Irakun, Jemenin dhe Pakistanin vizituan kryeqytetin rajonal të Urumqit, prefekturën Kashgar dhe prefekturën Aksu, duke mësuar rreth zhvillimit ekonomik dhe social të rajonit. Ata dëshmuan arritjet e Xinjiang-ut në stabilitetin social, zhvillimin ekonomik, përmirësimin e jetesës së njerëzve, harmoninë fetare dhe prosperitetin kulturor, duke shprehur shpresën e tyre se shkëmbimet dhe bashkëpunimi me rajonin do të thellohen.

nga VCG

nga VCG

"Fruti këtu është aq i ëmbël, ashtu si jeta e njerëzve këtu", tha Hassane Rabehi, ambasador i Algjerisë në Kinë, duke shtuar se gjatë kësaj vizite, ai u njoh me situatën reale të Xinjiang, ku të drejtat e njerëzve të të gjithë grupeve etnike janë të mbrojtura mirë. Ambasadori Rabehi tha se Algjeria shpreson të zhvillojë më shumë bashkëpunim me Xinjiang-un në ndërtimin e infrastrukturës, zhvillimin modern bujqësor, arsimin dhe kërkimin shkencor.

Abdulrahman Ahmad H. Alharbi, ambasador i Arabisë Saudite në Kinë, tha se arritjet e Xinjiang-ut janë të jashtëzakonshme dhe lidhjet e tij me botën po bëhen më të ngushta. Sipas ambasadorit, Arabia Saudite është e gatshme të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin me Xinjiang, të shfrytëzojë mirë avantazhet e të dyja palëve dhe të investojë më shumë në teknologji, njohuri dhe fusha të tjera.

Ambasadori i Bruneit në Kinë Pehin Dato Rahmani tha se pas vitesh përpjekjesh, Xinjiang ka bërë arritje të jashtëzakonshme në zhvillim. Njerëzit e të gjitha grupeve etnike këtu jetojnë së bashku në harmoni dhe gëzojnë lirinë e besimit fetar. Jetesa e njerëzve është përmirësuar gjithashtu.

nga VCG

nga VCG

"Ne shpresojmë të punojmë me Kinën për të mbrojtur bashkërisht sistemin shumëpalësh me Kombet e Bashkuara si bërthamë, t'u përmbahemi vlerave të zhvillimit paqësor dhe të forcojmë më tej shkëmbimet mes njerëzve", tha Anyin Choo, ambasadori i Guajanës në Kinë.

Komisionerja e OHCHR Michelle Bachelet, një ish- politikane kiliane, e mbaroi mandatin e saj më 31 gusht 2022 ditën që ajo qarkulloi traktin e saj të fundit anti-kinez, duke sulmuar Kinën e popullin e saj si mashtruese ordinere, por veçanërisht popullsinë e rajonit të Xinjiang-ut. Një fund i turpshëm i saj si politikane çka po e përçmojnë gjithnjë e më shumë jo vetëm grupet etnike në Xinjiang, por edhe pjesa dërmuese e komunitetit ndërkombëtar. Ish-komisioneres Bachelet duhet ti vijë turp, nëse e ka atë ndjenjë si qenie njerëzore, po ti rastis të lexojë çfarë tha ambasadori i Algjerisë në Kinë Hassane Rabehi gjatë takimeve me banorët në Xinjiang: "Fruti këtu është aq i ëmbël, ashtu si jeta e njerëzve këtu"!

nga VCG

nga VCG