ShBA-ja do të paguajë kosto të lartë për ndalimin e eksportit të mikroçipave në Kinë
2022-09-05 16:00:23

Ditët e fundit, ShBA-ja nxori "Projektligjin e mikroçipave dhe shkencës për vitin 2022”, që synon të detyrojë kompanitë e mikroçipave të heqin dorë nga tregu kinez. Gjiganti i dizenjimit të mikroçipave NVIDIA bëri të ditur se zyrtarët amerikanë e kanë ndaluar atë të eksportojë në Kinë dy mikroçipa të përparuara të inteligjencës artificiale. Lidhur me këtë, zëdhënësi i diplomacisë kineze Wang Wenbin kritikoi se veprimi i autoriteteve amerikane dëmton zinxhirët globalë industrialë e të furnizimit dhe është praktikim i “hegjemonizmi teknologjik”.

Kina është tregu më i madh i mikroçipave në botë. Sipas parashikimit të Grupit Këshillimor të Bostonit, nëse ShBA-ja i ndalon plotësisht kompanitë të eksportojnë gjysmëpërçues në Kinë, ato do të humbin 18 % të tregut të tyre ndërkombëtar dhe 37 % të të ardhurave, duke pakësuar 15-40 mijë vende pune që kërkojnë aftësi të larta në teknologji. Kështu, ShBA-ja vetë do të paguajë një kosto të lartë për ndalimin e eksportit të mikroçipave në Kinë.