“Vlerësimi”, realiteti dhe faktet e një diskursi tendencioz
2022-09-05 15:09:32

Xinjiang-u është një rajon ku njerëz nga grupe të ndryshme etnike kanë jetuar së bashku për mijëvjeçarë. Kina ka vlerësimin e saj filozofik për veprimet e saj në rajon. Stabiliteti, siguria dhe zhvillimi kanë qenë qëllimet kryesore të politikës së Kinës në rajonin e Xinjiang-ut. Ndoshta një nga mësimet më të rëndësishme që ka nxjerrë Kina nga 40 vitet e fundit është se një mjedis paqësor është çelësi për të zhbllokuar potencialin ekonomik të një rajoni.

Një vizitë dhe një raport

Në maj 2022, shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut Michelle Bachelet përfundoi një vizitë në Kinë dhe rajonin Xinjiang duke thënë se misioni i saj kishte diskutime të gjera dhe të hapura me të gjitha grupet e interesit. Kjo deklaratë hodhi poshtë dezinformimin e shfrenuar për rajonin e Xinjiang-ut.

nga VCG

nga VCG

Por, më 31 gusht, Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut publikoi një “vlerësim” të shqetësimeve të të drejtave të njeriut në Xinjiang, që ishte ndryshe nga deklaratat e mëparshme te Bachelet. Zëdhënësi i Misionit të Përhershëm të Kinës në Kombet e Bashkuara një ditë më pas tha:  “Është një dokument i paligjshëm dhe një produkt pervers i diplomacisë shtrënguese të Shteteve të Bashkuara dhe të disa forcave të tjera perëndimore".  Në shumë deklarata të tjera, ata e quajnë “Përpilim i informacionit të rremë.” Përveç kësaj, është bërë e dukshme se ky raport është publikuar nën presion, veçanërisht presionin politik të SHBA-së dhe botës perëndimore, prandaj kjo nuk mund të përfaqësojë opinionin e Kombeve të Bashkuara si dhe komunitetin ndërkombëtar për çështjet në rajon – shprehen diplomatët kinezë.

nga VCG

nga VCG

Çfarë ndodhi midis majit dhe gushtit? 

– Për autoritetet kineze, i ashtuquajturi raport kritik ishte planifikuar dhe prodhuar drejtpërdrejt nga forcat amerikane dhe perëndimore. Është tërësisht i  paligjshëm dhe i pavlefshëm. Për palën kineze raportimi është një fushatë dezinformimi dhe shërben si pjesë e strategjisë së Perëndimit për të frenuar rritjen e Kinës. Kështu vazhdohet duke shkelur seriozisht parimet e universalitetit, objektivitetit dhe mospolitizimit brenda OKB-së. Autoritetet kineze shprehen se ekziston një model i qartë, ku disa donin ta përdornin këtë raport si një metodë për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës. Përveç kësaj, kundërmbrojtja më e mirë ndaj pretendimeve në fjalë janë ato në vepra - dhe veprat tregojë se njerëzit në Xinjiang jetojnë në stabilitet dhe kanë një të ardhme të begatë.

nga VCG

nga VCG

Bota ka parë edhe më herët që kësi lloj raportesh të hidhen poshtë nga ngjarjet e mëvonshme. Në shkurt 2003, ndërsa Shtetet e Bashkuara përgatiteshin të pushtonin Irakun, Sekretari i Shtetit Colin Powell bëri një prezantim të rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duke pretenduar se Iraku po zhvillonte armë të shkatërrimit në masë. Duke mbajtur në mënyrë dramatike një gotë të vogël qelqi si provë ai tha se Iraku po mashtronte inspektorët e armëve të OKB-së. Prezantimi i Powell ishte i fuqishëm, në dukje shterues dhe kishte efektin e nisjes së një lufte parandaluese kundër Irakut përpara bashkësisë ndërkombëtare.

Powell para se të vdiste nga Covid në 2021, ka thënë se fjalimi i tij në OKB ishte gabimi i jetës së tij, por ky gabim kushtoi edhe miliona jetë njerëzish në Irak e më tej. Administrata e Bush-it nuk i dha Kombeve të Bashkuara një rol thelbësor në Irak dhe rezoluta përshkruante rolin e OKB-së në terma të paqartë. Gjithsesi ajo çka ndodhi ishte nën çadrën e OKB-së e cila nuk bëri vetëm një, por më shumë se 70 inspektime në terren, duke mos gjetur asgjë.

nga VCG

nga VCG

Si arritëm këtu?

Kjo është një histori që po vendoset në narrativë prej vitesh, fillimisht në media, më pas me anë të OJQ-ve dhe në botën e shkrimeve. I quajtën kampe riedukimi, por kjo lloj narrative është hedhur poshtë. Në vitet e fundit, Xinjiang-u ka bërë përpjekje të mëdha në mbështetjen e punësimit, sipas Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore. Rajoni krijoi qindra mijëra vende pune për banorët. Përveç kësaj, qeveria ka zbatuar disa masa mbështetëse për të përmirësuar mjedisin e punës, si dhe dhënien e kredive dhe subvencioneve. Zhvillimi i industrive dhe rritja e mundësive të punësimit konsiderohen si masa të rëndësishme për të luftuar varfërinë. Xinjiang-u dikur ishte një nga rajonet më pak të zhvilluara në Kinë dhe shkalla e varfërisë në rajon ra nga 23% në fillim të 2014 në 6.5% dhe në vitin 2021 ishte çrrënjosur varfëria ekstreme. Kina ka fituar një betejë kundër varfërisë. Autoritetet kineze e quajnë atë "Ndjekja e një jete më të mirë".

nga VCG

Kina ka bërë punë të intensive për të nxjerrë njerëzit nga varfëria dhe për të krijuar një shoqëri më të begatë dhe më të qëndrueshme në Xinjiang, por në vend të kësaj, në pjesën tjetër të botës zgjedhin një diskurs negativiteti që nuk bazohet në raportime faktike. Këto deklarata janë një keqinterpretim i madh i asaj që po ndodh në Xinjiang. Mjerisht, ky lloj pretendimi është bërë i zakonshëm. Është e vërtetë që 22 vende perëndimore dhe Japonia i shkruan një letër OKB-së duke kritikuar  poltitikat e Kinës në Xinjiang, por 54 vende, shumica prej tyre janë shtete me shumicë myslimane mbrojtën aksionet e Kinës kundër ekstremizmit në Xinjiang. Jo vetëm kaq, por ato vende përgëzuan Kinën në politikat e saj të zhvillimit në Xinjiang, edhe sepse Kina ka ndërtuar të paktën 35,000 xhami në këto vite, ndërkohë që në ShBA janë ndërtuar 2,300 dhe në Britaninë e Madhe 1,600. Edhe në nocion me bazë numrin e popullsisë, myslimanët kinezë kanë ende më shumë se trefishuar numrin e xhamive në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre perëndimorë. Narrativa e Perëndimit, që nënvizoi të ashtuquajturin represion etnik dhe minimizoi terrorizmin në Kinë, ka një problem, i cili është standardi i dyfishtë. Për shembull, kur ndodhi sulmi në Charlie Hebdo, e quajtën terrorizëm, kurse kur ndodh në Kunming heshtën. Disa akademikë kanë analizuar se në nëntor 2015 ndodhën tre sulme: në Paris, Bejrut dhe Bagdad. Për këto sulme në mendiat botërore, një vit pasi ndodhën nuk u portretizuan njësoj. Kishte 392 artikuj për sulmin në Bagdad, 192 për atë në Bejrut dhe 21,000 për sulmin e Parisit në të gjithë globin. Standardi i dyfishtë nuk është vetëm gojëdhënë, tashmë është faktik.

nga VCG

nga VCG

 Së fundmi, Socializmi me karakteristika kineze ka luajtur një rol kyç në nxjerrjen e njerëzve nga varfëria absolute dhe sjelljen e zhvillimit dhe prosperitetit relativ duke përfshirë Xinjiang-un. Prandaj, qeveria qendrore ka ndërtuar një rrjet të gjerë autostradash dhe hekurudhash që përshkojnë shkretëtirat dhe tunelet nëpër male dhe toka të djerra. Ajo ka ndërtuar gjithashtu 22 aeroporte në Xinjiang për të lehtësuar udhëtimin brenda e ndër-rajonal dhe për të nxitur zhvillimin.  

Kina e konsideron diversitetin, si natyror ashtu edhe social, si pasuri. Vetëm Kina mund të vlerësojë me të drejtë vlerën e vërtetë të 1.66 milionë kilometrave katrorë të shkretëtirave dhe maleve dhe t'i trajtojë ato si pasuri.

nga VCG

nga VCG

Dr. Marsela Musabelliu