Hong Kongu zbulon sallën e parë përkujtimore të luftës anti-japoneze
2022-09-05 10:50:05

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një sallë e re përkujtimore mbi historinë e Luftës Popullore Kineze të Rezistencës kundër agresionit japonez u përurua të shtunën në Hong Kong, njofton “Xinhua”.

Salla përkujtimore, e para e këtij lloji në Hong Kong, është paraqitur me ekspozita mbi përpjekjet e rezistencës lokale kundër agresionit japonez.

Duke folur në ceremoninë e hapjes, shefi ekzekutiv i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut John Lee tha se qeveria hongkongase i kushton rëndësi të madhe përkujtimit të fitores së Luftës Popullore Kineze të Rezistencës kundër agresionit japonez.

Lee tha gjithashtu se ai shpreson se salla përkujtimore do të shkruajë një kapitull të ri për edukimin patriotik në Hong Kong.

E shtuna shënoi 77-vjetorin e fitores së Luftës Popullore Kineze të Rezistencës kundër agresionit japonez. Një ceremoni zyrtare u mbajt në Kopshtin Përkujtimor të Bashkisë së Hong Kongut, për të përkujtuar ngjarjen. (Fatosi)