Polonia do të kërkojë dëmshpërblim nga Gjermania për Luftën e Dytë Botërore
2022-09-04 17:40:43

Lideri i partisë në pushtet në Poloni deklaroi se vendi i tij do të kërkojë 6.2 trilion zloti (1.31 trilionë dollarë amerikanë) si kompensim nga Gjermania për shkatërrimin e shkaktuar nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Jaroslaw Kaczynski, kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi ne Poloni (Foto Cgtn)

Jaroslaw Kaczynski, kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi ne Poloni (Foto Cgtn)

Jaroslaw Kaczynski, kreu i partisë Ligj dhe Drejtësi, e bëri deklaratën gjatë një ceremonie, ku paraqiti dhe një raport mbi humbjet e Polonisë nga pushtimi gjerman, citon “Xinhua”.

Kaczynski tha se megjithëse procesi mund të jetë i gjatë dhe i vështirë, çështja ishte të fitoheshin dëmshpërblime për gjithçka që Gjermania, shteti gjerman, kombi gjerman, bëri në Poloni në vitet 1939-1945.

Në një raport të “Reuters” bëhet e ditur se rreth 6 milionë polakë, duke përfshirë 3 milionë hebrenj polakë, u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kryeqyteti Varshavë u rrafshua pas një kryengritjeje të vitit 1944 ku vdiqën rreth 200.000 civilë. (Irma)