Zyrtarët kinezë: Tregtia digjitale, forca kryesore lëvizëse e rimëkëmbjes së tregtisë globale
2022-09-04 17:49:47

Zyrtarët kinezë bënë të ditur se tregtia digjitale është bërë një forcë e rëndësishme dhe themelore në rimëkëmbjen e tregtisë globale.

“Tregtia digjitale, si një komponent i rëndësishëm i ekonomisë digjitale, është një lidhje e rëndësishme mes tregjeve vendase dhe ndërkombëtare”,- tha zëvendësministri i Tregtisë Sheng Qiuping, citon “Xinhua”.

Sipas tij, zhvillimi i shpejtë i tregtisë elektronike ndërkufitare ka zbutur shumë ndikimin e pandemisë Covid-19 në tregtinë globale.

Shkalla e ekonomisë digjitale të Kinës u rrit nga 11 trilionë juanë (rreth 1.6 trilion dollarë amerikanë) në 45.5 trilionë juanë nga viti 2012 në 2021-shin, me përqindjen e saj në produktin e brendshëm bruto duke u rritur nga 21.6 për qind në 39.8 për qind.

Dyqan me pajisje elektroshtepiake (Foto Timesofisrael)

Dyqan me pajisje elektroshtepiake (Foto Timesofisrael)

Xu Xiaolan, zëvendësministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, tha se përshpejtimi i zhvillimit të tregtisë digjitale ka një rëndësi të madhe për rritjen e qëndrueshmërisë së zhvillimit ekonomik dhe promovimin e rimëkëmbjes së tregtisë globale.

Ministria kineze e Tregtisë do të vazhdojë të thellojë hapjen në mënyrë që të nxisë inovacionin dhe zhvillimin e tregtisë digjitale, tha Sheng, duke shtuar se do të forcohen mbështetja e politikave, ndërtimi i platformës dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Xu tha se Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit do të përpiqet të optimizojë paraqitjen e rrjetit, të nxisë ndërtimin e infrastrukturës digjitale dhe të përmirësojë qeverisjen digjitale për zhvillimin e tregtisë digjitale. (Irma)