110 firma të listuara në Bursën e Pekinit, me vlerë tregu rreth 200 miliardë juanë
2022-09-04 11:04:44

Bursa e Pekinit/ VCG

Bursa e Pekinit/ Xinhua

Një total prej 110 kompanish janë listuar në bursën e Pekinit që nga e premtja, me një vlerë tregu të kombinuar prej afro 200 miliardë juanë (rreth 29 miliardë dollarë amerikanë).

E themeluar në nëntor 2021, Bursa e Pekinit është bërë një përshpejtues, duke ndikuar në rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NMV) të orientuara nga inovacioni. Aktualisht, këto ndërmarrje përbëjnë 77 për qind të 110 kompanive të listuara dhe ndërmarrjet private përbëjnë 90 për qind, bën të ditur “Xinhua”.

“NVM-të dhe ndërmarrjet private janë forca të rëndësishme për stabilizimin e rritjes ekonomike dhe punësimit. Krijimi i Bursës së Pekinit ka një rëndësi të madhe për rritjen e aftësisë së tregjeve të kapitalit për t'u shërbyer këtyre kompanive”,- tha Tian Lihui, profesor i financës në Universiteti Nankai.

Bursa ka mbledhur mbi 23.5 miliardë juanë përmes ofertave publike fillestare, që mesatarisht është 210 milionë juanë për çdo firmë.

Zyrtarë të Bursës së Pekinit thanë se në planet e saj parashikohet të zbatohet një mekanizëm i larmishëm tregtimi, të inkurajohen investitorët që të hyjnë në treg, të përmirësohet sistemi i produkteve të saj dhe të parandalohen rreziqet financiare. (Irma)