Vendet e RCEP-it marrin pjesë aktivisht në Panairin Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime
2022-09-04 17:08:58

Këtë vit hyri në fuqi zyrtarisht Partneriteti i Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP). Sipas kësaj marrëveshjeje, Kina do të hapë 22 sektorët e shërbimeve, duke ngritur më tej nivelin e hapjes të 37 sektorëve të shërbimeve. Kjo tregon se dera e Kinës është gjithmonë e më e hapur. Në Panairin Ndërkombëtar të Tregtisë së Shërbimeve 2022, që po zhvillohet në Pekin, shumë vende të RCEP-it kanë ngritur pavijone në emër të shtetit të tyre.

Pavijoni i Tajlandës në Panairin Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime 2022 në Pekin, më 3 shtator/ CMG

Pavijoni i Tajlandës në Panairin Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime 2022 në Pekin, më 3 shtator/ CMG

Në pavijonin e Tajlandës, produktet digjitale, përfshirë filma, montazh filmash dhe telenovelash, lojëra etj., janë përmbajtjet kryesore të demonstrimit. Krahas tyre, Tajlanda dëshiron t’u promovojë konsumatorëve kinezë më shumë produkte tipike tajlandeze përmes këtij panairi. Konsullja e Tregtisë e konsullatës së Mbretërisë së Tajlandës në Shangai, Jeeranun Hirunyasumlith i tha gazetarit të Grupit Mediatik të Kinës (CMG): “Në Kinë kemi një platformë ‘B2C’ posaçërisht për konsumatorët kinezë. Dëshirojmë t’u njohim edhe me markat e çertifikuara ‘Thai SELECT’. Restorantet dhe ushqimet me këtë çertifikim janë ato me shijen origjinale tajlandeze. Tani në pjesën kontinentale të Kinës afro 80 restorante kanë marrë këtë shenjë.” Konsullja tajlandeze shprehu besimin se RCEP-i do t’i krijojë degës së shërbimeve të Tajlandës më shumë lehtësi për hyrjen në tregun kinez. Falë kësaj marrëveshjeje, procedura doganore do të thjeshtohet dhe më shumë produke tajlandeze do të gjenden në tregun kinez.

Pavijoni i Republikës së Koresë në Panairin Ndërkombëtar pë

Pavijoni i Republikës së Koresë në Panairin Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime 2022 në Pekin, më 3 shtator/ CMG

Ky vit shënon 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Republikës së Koresë. Në panairin e këtij vendi demonstrohen produkte të pasura nga fushat kulturore dhe tekniko-shkencore. Vizitorët mund të dalin në fotografi me kostumet koreane ose së bashku me figurat e animuara koreanojugore. Me syzet e realitetit virtual (VR), vizitorët mund të shijojnë dhe jetën koreane në një kabinë në formën e një lëvozhgeje veze. Ministri fuqiplotë ekonomik në ambasadën e Republikës së Koresë në Kinë, Pok-Keun Yuh i tha gazetarit të CMG-së se Koreja e Jugut dhe Kina janë partnerë të rëndësishëm tregtarë, ndërsa zbatimi i RCEP-it do të krijojë hapësira më të gjera për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar midis dy palëve. Të dyja vendet kanë nisur dhe fazën e dytë të bisedimeve mbi marrëveshjen e tregtisë së lirë. Zyrtari i ambasadës është i bindur se të dy vendet do të kenë më shumë përparime në tregtinë në shërbime dhe investime.

Pavijoni i Malajzisë në Panairin Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime 2022 në Pekin, më 3 shtator/ CMG

Kryepërfaqësuesi i ministrisë së Tregtisë Ndërkombëtare dhe Industrisë të Malajzisë, See Chee Kong i tha gazetarit të CMG-së se qysh nga hyrja në fuqi e RCEP-it më 18 mars të këtij viti në Malajzi, bashkëpunimi midis dy vendeve në tregti dhe investime u ka sjellëmë shumë fitime ndërmarrjeve e popujve të të dy vendeve.

Sikurse tha Sheng Qiuping, zv/ministri i Tregtisë së Kinës, hyrja zyrtare në fuqi e RCEP-it shënon hapjen e mëtejshme të derës së Kinës dhe, duke shfrytëzuar këtë rast, Kina do të zgjerojë më tej tregtinë në shërbime me të gjithë anëtarët e RCEP-it. (Wang Lei/ Laçi)